Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE Jo pandemia, por mendja e sëmurë e burrështetasve tanë mund t'i mbyllë...

Jo pandemia, por mendja e sëmurë e burrështetasve tanë mund t’i mbyllë kufijtë shqiptaro –shqiptarë!

Shkruan: Kim Mehmeti

E vëreni me çfarë lehtësie burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona na ndajnë dhe i mbyllin kufijtë shqiptaro-shqiptarë?! Se sa shumë e dëshirojnë mos komunikimin dhe lëvizjen tonë të lirë?

‘Pandemi’ shkatërrimtare për shqiptarinë!

E në ndërkohë dekada me radhë përballemi me shpopullimin e trojeve shqiptare dhe ikjen e rinisë sonë, por asnjëri nga burrështetasit tanë nuk ndërmori asgjë që të na shpëtojë nga kjo ‘pandemi’ shkatërrimtare për shqiptarinë!

jemi të shëndoshë e të gjallë vetëm kur guxojmë dhe kur mendojmë!

Sidoqoftë, nuk duhet harruar se jemi të shëndoshë e të gjallë vetëm kur guxojmë dhe kur mendojmë! Dhe se nuk duhet lejuar të na shndërrojnë në kope që vepron ashtu siç i thuhet, por që nuk mendon!

Andaj le ta ngremë zërin e le të themi: jo pandemia, por mendja e sëmurë e burrështetasve të ‘Shqipërive’ tona mund të urdhërojë mbylljen e kufijve shqiptaro –shqiptarë, si të mos ishim i njëjti popull por armiq e sëmurë atje matanë kufirit, e që mund të na infektojnë edhe neve këtej kufirit!

Dhe le të mos sillemi si qyqarë të cilëve papritur u ka ardhur lajmi për diçka që ata nuk e kanë ditur: se janë të vdekshëm dhe se, edhe kur për ta kujdeset mjeku, jetëgjatësinë ua përcakton Zotit!

Pra mos harrojmë se edhe vdekja, e lë më sëmundja e rëndë, më lehtë përballen kur lirshëm mund ta vizitojmë njëri tjetrin dhe kur e ke pranë ilaçin më shërues: një dorë të dashur që e ledhaton dorën tënde të sëmurë! Kim Mehmeti

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments