Saturday, January 16, 2021
Home KRYESORE JAKUP KRASNIQI ARRESTOHET DHE TRANSFEROHET NË HAGË

JAKUP KRASNIQI ARRESTOHET DHE TRANSFEROHET NË HAGË

Jakup Krasniqi u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.

Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.

Most Popular

Recent Comments