Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeKRYESOREInxhinierët e FSK-së ndertojnë urën në Dritan të Drenasit

Inxhinierët e FSK-së ndertojnë urën në Dritan të Drenasit

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe  sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’. Projekti i ndërtimit të urës  me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit.

Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë. 

spot_img

Most Popular

Recent Comments