Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREIntervistë me shkrimtarin dhe poetin e njohur Muzafer Ramiqi

Intervistë me shkrimtarin dhe poetin e njohur Muzafer Ramiqi

Shkruan E.B., Nju Jork

Shkrimtari dhe poeti Muzafer Ramiqi, ka lindur në vitin 1967, në fshatin Pozharan, Kosovë. Rrjedh nga një familjeatdhedashëse, fisnike, bujare dhe sakrifikuese. Shkollimin fillore ka përfunduar në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm nëvendëlindje dhe në Viti.

Ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Menaxhimi iBurimeve Njerëzore në Kolegjin “Pjetër Budi” si dhe studimetnë master në drejtimin Menaxhment i Përgjithshëm në Kolegjin“Universum” në Prishtinë.

Me shkrime mirret që nga fëmijëria dhe deri tash ka botuar katërpërmbledhje me poezi.

Në kohën e rinisë ka botuar në shtypin periodik të kohës nërevistat “Zëri”,” Bota e Re”, revista e Fakultetit te Mjekësisë“Refleksi”. Ka marrë pjesë në orë të numërta poetike. Si student ka qenë udhëheqës i grupit letrar dhe recitator të fshatit.

Përveç se në gjuhën shqipe, Muzaferi ka shkruar ose përkthyervepra edhe në gjuhën angleze, frënge, rumune dhe kineze. Ështëprezentuar me një cikël poezish në gjuhën shqipe dhe rumune nëantologjinë “Apele iubirri” (Ujërat e dashurisë), në vitin 2012 nëBukuresht të Rumanisë. Poashtu në revistën Pelegrin, ka botuarnjë cikël poezish si dhe së fundmi edhe në revistën Poetry Hall, revistë bilingual Angleze dhe Kineze, volumi 3, 15 Prill 2020 ijanë botuar dy poezi në gjuhën angleze dhe kineze.

Librat e botuara: 

1. “Anemia e kujtimeve”, poezi, 1997, Shtëpia botuese Asdreni, Viti.

2. “Mendoj për ty”, poezi, 2003, Shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë.

3. “Portat e heshtjes”, poezi, 2011, Shtëpia botuese PrishtinaPress, Prishtinë.

4. “Dashuri në shtegtim”, poezi, 2019, Shtëpia botuese“Meshari” Prishtinë.

Para afër dy vitesh revista Pelegrin, të cilën e nxjerr klubi letrar“Drita” ka botuar një cikël poezish. Poashtu ka qenë redaktorose recenzent i disa librave me poezi të autorve të rinj.

Muzaferi është gjithashtu edhe tekstshkrues i këngëve.

Cili është libri juaj  i ri dhe kur e keni botuar?

Muzafer Ramiqi: Libri im më i ri titullohet “Dashuri nështegtim” dhe është botuar në verën e vitit 2019.

Për çfarë bën fjalë libri? 

Muzafer Ramiqi: Si gjithë librat e mia edhe në librin e ri“Dashuri në shtegtim” dominon motivi i dashurisë, dashurisë sindjenjë univerzale, e cila gjindet në çdo qenie, jo vetëm tenjeriu. Flas për dashurinë ndaj njeriut, ndaj partnerit, prindërve, fëmijëve, vllezërve, motrave, miqve, te panjohurve, ndaj tokës, qiellit, ajrit, gjithësisë…me një fjalë çdo gjëje.

Çfarë mesazhi keni dashur  përcillni përmes tij?

Muzafer Ramiqi: Mesazhi im është një vetëdijsim për tëinvestuar më shumë në ndjenja, ngase njerëzimi kohëve të fundite ka humbur fokusin. Njerzit çdo ditë e më shumë po bëhenvetjak, injorues ndaj tjerëve dhe rrethinës, fare nuk iu bëhet vonëpër tjerët dhe nuk lodhen aspak në kultivimin e marrëdhënjeveme njëri-tjetrin.

Çfarë strukture ka libri?

Muzafer Ramiqi: Në libër kam përfshirë 102 poezi gjithësejtdhe është i ndarë në katër kapituj ose cikle: 1. Rrugët, 2. Ecje, 3. Qëllimi dhe 4. Dashuria.

Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër  librit

Muzafer Ramiqi: Mua më frymëzojnë jetërat e njerzve, historitë e tyre, fatet e njerzve, fati i njerëzimit. Nga po shkonkjo botë, ka po shkojmë ne si shoqëri dhe mundohem që t’ithërras vetëdijes së njerzve për t’u vetëdijësuar për fatin e botës.

Sa libra keni botuar deri tani? Na tregoni  tepër përveprat e tjerat letrare tuajat.

Muzafer Ramiqi: Deri tani kam botuar gjithsej 4 (katër) libra me poezi: 1. “Anemia e kujtimeve”, 1997, Shtëpia botueseAsdreni, Shkup. 2.”MEndoj për ty”, 2003, Shtëpia botueseBuzuku, Prishtinë, 3. “Portat e heshtjes”, 2011, Shtëpia botuesePrishtina Press, Prishtinë dhe 4. “Dashuri në shtegtim”, 2019, Shtëpia botuese Meshari, Prishtinë.

Cilin libër do  veçonit nga veprimtaria juaj?

Muzafer Ramiqi: Të flasësh për librat, është si të flasësh përfëmijët e tu. Është vështirë të dallosh se cilin do e doje mëshumë, përkundër dallimeve që mund të kenë mes vete. Por, përnga realizimi teknik dhe artistik, do e veçoja librin “Portat e heshtjes”, që për mua është një realizim

gati i përsosur dhe do dëshiroja të përkthehet dhe në gjuhët e huaja, sidomos në angleze për vlerat që ka, vlera që i rezistonkohës.

Cili libër/autor  keni lexuar ju ka tërhequr  shumë dhepse?

Muzafer Ramiqi: Në kohën e rinisë kam lexuar shumë libra dhe besoj se ajo ka qenë koha e formësimit tim si krijues iardhshëm. Nga poetët më eminent dhe që ka lënë mbresë tëthellë në mua është poeti rus Sergej Jesenin, arsyeja pse mund tëthem se ishte një qasje krejt ndryshe ndaj poezisë dhe shtjellimittë temave.

Çfarë pasione dhe qëllime  tjera keni  jetë

Muzafer Ramiqi: Për mua pasion është poezia. Por kam mjafttërheqje edhe ndaj arteve tjera, nga filmat sidomos. Herë pas here edhe gatimi, sidomos në kohën e pandemisë kam zhvilluarmjaft shkathtësi për gatim. Por mbi të gjitha ajo që më flen nëzemër është bamirësia, t’u ndihmoj njërzëve me dijen dhekapacitetet që kam. Pa dashur njerëzimin, s’mund t’i ndihmosh, prandaj rrjedhimisht del se edhe dashuria ndaj njerzve është njëlloj pasioni.

Çfarë temash ju interesojnë  trajtoni  shkrimet tuaja

Muzafer Ramiqi: Siç e kam përmendur edhe më lart, mëinteresojnë fatet e njerzve, raportet ndërnjerëzore, ngjarjet. Mbitë gjitha dashuria si ndjenjë më fisnike dhe më e lartë. Synimiim është që të trajtoj tema sociale, diversitetin kulturor, dallimetnë pikëpamjet e njerëzve, luftimi i paragjykimeve dheemancipimi kulturor, një urë lidhëse mes të kaluarës dhe sëardhmes.

Çfarë mendoni për letërsinë  krijohet sot?

Muzafer Ramiqi: Sot, teknologjia i ka mundësuar secilit qëdëshiron të shkruaj çfarë dëshiron, shprehja e lirë është nënivelin më të lartë; kjo ka mundësuar që ti shmangemicenzurave të ndryshme, qoftë atyre me karakter politik, fetar etj. Por prapë mendoj se duhet një lloj auto-cenzure, ku secili qëshkruan të reflektoj pse jo dhe të konsultohet me ndonjë krijuesprofessional para postimit. Në anën tjetër, çështja e botimeve ka dalë prej kontrolli ngase shtëpitë botuese janë shëndërruar nëbiznese, ndaj për të botuar sa më shumë libra nuk vendosin asnjëkriter, shëtpitë botuese as nuk bëjnë më as redaktimin as lektorimin, krejt çfarë bëjnë është vetëm se marrin numrin ISBN dhe këtë e bëjnë në marrëveshje me shtypëshkronjat për të marrëndonjë pjesë të fitimit.

Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve

Muzafer Ramiqi: Unë kam filluar të shkruaj poezi që ngafëmijëria, diku përafërsisht nga mosha 12 vjeçare, në atë kohëkrijimet e mia të para ishin të thjeshta kushtuar nënës, mësuesit, zogjve, natyrës…me rritjen time edhe natyra e krijimeve vinte e pjekej, në vitet 80ta, ka sundu një stil I poezisë hermetike, dhekam qenë mjaft I ndikuar nga gjendja e rëndë politike dhe ngamitologjia greke, të cilën si i ri e kam dasht shumë. Gjatë kohësstudentore poezia ime ka marrë stilin e tanishëm dhe jam munduar ta trasoj këtë stil të poezive meditative refleksive, me pak fjalë më thënë shumë. Poezinë time e kisha krahasu mëparfumin, siç duhen shumë e shumë lule për të prodhuar disapika parfum, ashtu është edhe poezia..

Çfarë e bën  suksesshme një shkrimtar?

Muzafer Ramiqi: Përkushtimi ndaj poezisë, dashuria ndajlexuesve, krijimi i një rrethi krijuesish të cilët të përkrahin dhevullnet i forte për të përballuar sfidat sepse të qenit shkrimtar do edhe sakrificë, për këtë duhet edhe përkrahja e familjarve.

Ku mund  blihen librat e tu

Muzafer Ramiqi: Nëse e keni fjalën për librat e mi, unë nukkam shitur libra: ato i dhuroj; poezia ime nuk ka çmim, unëkrijoj për lexuesit. Sidoqoftë, dëshira ime është që librat e mi tëjenë të qasshëm edhe në versionet elekronike, që të mund t’uofroj sa më afër lexuesve kudo qofshin ata.

Na flisni më shumë që qytetin nga viniku jetoni tanijetëndhe disa nga veprimtaritë e tuaja

Muzafer Ramiqi: Unë jam lindur e rritur në fshat, fshati imquhet Pozharan, fshati im gjeografikisht i takon regjionit tëAnamoravës, nën administrimin e komunës së Vitisë dhe ështëndër fshatërat më të mëdhenjë në Kosovë dhe shquhet me nivelin e lartë të shkollimit të njerzve. Tash jetoj në Prishtinë, qyteti që ka shpirt dhe zemër.

spot_img

Most Popular

Recent Comments