Sunday, January 24, 2021
Home KRYESORE INTERVISTA: Riad Ymeri Dua më shumë Shqiperinë

INTERVISTA: Riad Ymeri Dua më shumë Shqiperinë

Tenori Riad Ymeri vjen me nji projekt të ri, i këndon Shqiperisë, nji këngë e bukur në gjuhën Shqipe e realizuar ne New York me nji pamje impozante të lagjës Manhattan në prapavijë.

Ai në një intervistë ekskluzive për DardaMEDIA na tregon më të rejat e këtij projekti të cilin po e quajmë Manhattan Shqip (v.j.). Idea për të realizuar këngë me harmonike ishte duke më ndjekur qe sa kohë por pasi që më në fund i kaluam pengesat e periudhës së Covid19 dhe gjërat iu kthyen normalës në New York kam provuar të realizojë këngët edhe me bend por bashkepunimi me çunin në harmonike disi pati sukses më shumë.

Vendosëm që të realizojmë një projekt në ambient të hapur vazhdon ai meqense i kishim të gjitha mundësitë, prapaskena e bukur e New Yorkut, ndriçimi i një dite të bukur me diell dhe realizuam një perle italiane e titullluar Chitarra Romana. Pasi realizuam këtë video patem suksesin që as ne nuk e pritem, gati te gjitha mediat kombëtare shkruajten për ne dhe e ndanë vegzen e videos e kjo na motivoi tepër shumë.

https://www.facebook.com/100000134732255/videos/3919781964702923

Pasiqë u pritëm aq mirë dhe meqense une kisha kohë që ënderroja të punoja në një projekt te ri athere vendosem bashkë me Klajdi Cerriku ti incizojmë disa këngë në mënyre profesionale. Idesë iu bashkangjiten edhe bashkëpunëtoret nga produksioni Blue Waterfall Films, Drin Llalloshi dhe Olsi Beçi të cilët realizuan edhe videon që do ta shihni në vazhdim të këtij shkrimi.

Reportori i tij është për dy audienca, disa nga këngët janë italiane, spanjole por edhe të tjera në anglisht dhe shqip, synojme dy audienca atë ndërkombëtare dhe shqiptare thekson tutje Ymeri.

Ai është kritik ndaj trendeve të muzikës që po kultivohet në trojet tona dhe thekson se ato ia kanë humbur thelbin muzikës shqiptare dhe muzika tani është bërë gati e pakuptimtë me tekste që nuk të lënë aspak përshtypje kur krahasohen me kënget e bukura shqipe lirike të periudhave të para-viteve të 2000-ta.

Ymeri në veçanti thekson rëndësinë e kolosëve të muzikës shqipe si Avni Mula Ibrahim Tukiçi dhe lirikëve të tjerë të kohërave të njejta të cilët lanë pas vete vepra të medha muzikore e të cilat ai rekomandon se duhet të jenë baza e muzikës shqipe të cilat edhe mund te ri-përpunohen por gjithsesi janë shumë të natyrshme dhe organike për në shqiptaret të cilat duhet të kultivohen edhe më tutje.

Rrini të informuar sepse Organizime dhe performanca të këtyre Perlave Shqiptare nga projekti i ri do të ketë në 3 lokacione të ndryshme në Manhattan te New Yorkut, tek Lincoln Center Richard Tucker Park, në Central Park dhe Bryant Park janë pikat të cilat i synojmë por edhe do të performojmë në evente private të ftuar nga organizator të ndryshem thekson më tutje ai.

Dy kenget e radhës të cilat pritet të lansohen shumë shpejt janë: Per mue paska ken kismet dhe Lule Bore ndërsa njëra nga këngët botërore do të jet Mamma, son’ tanto felice të cilën ia kushtoj ❤️Nënës dhe të gjitha nënave që femijet e tyre jetojnë jashtë vendit apo në diasporë. (teksti i kengës më poshtë)

Për më të rejat rreth projektit mund ta percjellni edhe faqën e tij zyrtare të cilën mund ta bëni Like e të merrni informata posa të botohen.

https://www.facebook.com/RiadYmeriOfficial/

Mamma, son’ tanto felice

Mami, jam shumë i lumtur,

Sepse kthehem te ti…

Kënga ime të tregon çfarë dite e mirë është kjo për mua!

Mami, jam shumë i lumtur…

Të jetosh ne largësi… pse?

Mami, vetëm për ty Kënga ime merrë krahë dhe fluturon…

Mami, do jesh me mua ti,

Jo, nuk do të jesh më vetëm!

Sa shumë i dua Keto fjalë dashurie,

Se zemra ime psherëtin për ty, nëna ime,

Ndoshta këto fjalë nuk përdoren më,

por Mami, ta dish kënga ime më e bukur je ti,

Ti je vetë Jeta, dhe për jetën,

kurrë nuk do të të lë më!

Mami, kurrë më!

Most Popular

Recent Comments