Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Institucionet arsimore të gatshme për vitin shkollor 2020/2021

Institucionet arsimore të gatshme për vitin shkollor 2020/2021

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Hadije Zuqaku, kanë uruar sot nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Në një konferencë të përbashkët për media, është theksuar nevoja e bashkëpunimit të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin mësimor, në mënyrë që të kemi një vit të mbarë shkollor, i cili këtë vit po fillon në kushte të pandemisë COVID-19.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka folur rreth përgatitjeve që janë bërë për fillimin e vitit shkollor, i cili do të bëhet në dy faza. Ai ka theksuar se MASh ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me MSh-në dhe IKShPK-në, por edhe me SBAShK-un dhe Këshillin e Prindërve dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim, të cilët edhe i falënderoi për kontributin e tyre në këtë situatë. 

Ministri Likaj ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, por tha se kthimi i nxënësve në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, ndërsa ka falënderuar edhe partnerët zhvillimorë dhe donatorët që i janë përgjigjur nevojave të MASh për organizimin e vitit të ri shkollor.  

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi rëndësinë që ka hapja e shkollave dhe bashkëpunimi i të gjithë akterëve në menaxhimin e situatës, ndërsa tha se, MSh do të jetë shumë strikt në vlerësimin e  masave, respektimin e udhëzuesve e protokolleve për të ngritur diciplinën dhe për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani theksoi se rikthimi nën kontroll i situatës epidemiologjike në vend, është një ndër parakushtet për organizimin e jetës në shkollë, ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të tri rregullave themelore: mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës. 

Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, u shpreh se angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve relevante, përfshirë ato të arsimit dhe shëndetësisë, po jep rezultate dhe nga ajo çfarë është parë në terren, tashmë shkollat e Kosovës janë të gatshme për fillimin e mësimit më 14 shtator.

Ndërsa, përfaqësueja e Këshillit të Prindërve, Hadije Zuqaku ftoi prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë faktorët tjerë që janë të përfshirë në shkollë që të japin kontributin e tyre, në mënyrë që procesi mësimor të ecë mbarë.

Call: +38349676773

Most Popular

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Strategjia Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit

Ministri Veliu mbajti takimin e parë me Grupin Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit...

Recent Comments