Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është financuar nga Qeveritë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë

Qeveritë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, vazhdojnë me dhurim të pajisjeve për testim të COVID-19. Donacioni më i fundit, që iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (NIPHK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12,000 copë teste. 

Pandemia ka zhvendosur fokusin e UNDP-së dhe partnerëve të saj afatgjatë për të luftuar COVID-19. Që nga shpërthimi I pandemisë, me kontributin bujar të partnerëve zhvillimor, ne kemi pasur mundësinë që në vazhdimësi të mbështesim institucionet e Kosovës për të tejkaluar këtë sfidë të fundit globale. Ne kemi punuar pandërprerë për të reduktuar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, duke qëndruar së bashku me popullin e Kosovës në këto kohë të vështira.

Ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin tonë të përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19, dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments