Tuesday, June 15, 2021
spot_img
HomeKRYESOREI Love Peja

I Love Peja

Shkruan Avni Abazi, New York

Avni Abazi

I shikova me vemendje slloganët e të gjitha partive dhe mu kujtua Baba im i ndjerë që thoshte:

Serbet i këndojnë dashnisë se ju mungon dashnia! E ne shqiptaret i kendojmë patriotizmit e burrnisë se na mungojnë të dyjat.

LDK si duket është e vetedishme që asnjë parti sa LDK-ja, nuk e ka rreziku shtetin me rastin rrezimit të qeverisë ku ishte vet, prandaj ka bërë slloganin “Shteti Shtet” sepse ju mungon koncepti shtet në parti.

PDK me slloganin “Rimekembje” është vazhdimsi e fushatës “Liria ka emër” e cila ua përkujton votuesit të vet se pa ne s’do kishit marrë asnjë cent nga ligji i rimekembjes, dhe tërthorazi kërkon falje që s’kanë bërë asgje për 20 vite sa ishin në pushtet dhe kërkojnë një shancë tjetër, e mbi të gjitha me këtë sllogan na thonë po “rimëkembemi” pa dy kryetarët tonë me Enverin si kandidat për Kryeminister, edhe pse e dim që tmerr është puna.

AAK Ramushi e dinë që partia e tij, bash hiq forcë s’ka dhe ban thirrje për forcë.

VV-ja e din që po s’votuan krejt e drejt të gjithë qytetaret, përseri bëhën krejt bashkë dhe se lanë me kriju qeverinë Kurti 2. Prandaj bën thirrje për dalje masive në zgjedhje.

Definitivishtë sllogani “Guxo” është me i sinqerti sepse nga 12 deputet të LDK-s sa ishin kunder mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti mbetën vetem dy ditën e votimit! Nga 80% e keshillit të përgjithshem të LDK-s sa ishin kundër Isës në biseda private e tavolina pune, në votimin për largimin e nënkryetarës mbetën veç 40% pro Vjosës! Dhe nga dhjetra kryetar degësh e arpangjika sa e mbështetën kauzën e drejt, në fund burrneshë mbeti Donika Gervalla dhe disa individë nga ajo parti. Prandaj me të drejt sllogani ‘GUXO’ ju drejtohët votuesve të LDKs që të guxojnë tē votojnë kundër atyre që tradhetuan kandidatën për kryeministre bashkë me vullnetin dhe besimin e tyre me 6 tetor 2019.

Ndërsa mua që po më mungon Peja e qita Slloganin: I LOVE PEJA.

spot_img

Most Popular

Recent Comments