Monday, January 18, 2021
Home KRYESORE Hoti përuron Shkollën "Tre Dëshmorët”, në Vrajakë - Bratotin

Hoti përuron Shkollën “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, mori sot pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme e Ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin, të Komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti uroi nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj shkolle të re.

“Besoj që është një shkollë që do i shërbejë më së miri komunitetit në këtë pjesë, dy fshatrave, me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Unë ju lus që të kujdesemi që edhe sallat e tjera dhe oborrin e shkollës, si dhe fushat tjera përcjellëse të jenë të kompletuara, për të ofruar kushte të njëjta të mësimit si këtu, si në çdo shkollë tjetër gjithandej nëpër Kosovë”, u shpreh Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti tha se shpreson që kompania t’i kryej me kohë punimet në mënyrë që prerja e shiritit inaugurues të bëhet verën e vitit të ardhshëm.

Most Popular

Recent Comments