Friday, January 15, 2021
Home KRYESORE Hoti: Online, punon nga Shtepia

Hoti: Online, punon nga Shtepia

Prishtinë, 3 gusht 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me sugjerimin e mjekëve, dje pasdite e ka bërë testin për COVID- 19. Porsa ka marrë rezultatin, ai është vetizoluar dhe do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij nga shtëpia, online.

Ndërsa, stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë, agjenda e punës e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndikohet. Kryeministri Hoti do ta koordinojë punën nga shtëpia në konsultim me zëvendëskryeministrat.

Most Popular

Recent Comments