Sunday, January 17, 2021
Home KRYESORE Hoti: Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës

Hoti: Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës

Prishtinë, 26 nëntor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti mori pjesë në promovimin e kompletit të veprave të Profesor Anton Çettës.

Kryeministri Hoti i përgëzoi hulumtuesit me punën e të cilëve është bërë realitet ky botim për  personalitetin,  ndër më të mëdhenjtë të historisë tonë, me emrin e të cilit identifikohen epokat, Profesorin Anton Çetta.

“Në fushën e tij, bashkë me veprimtarin në hulumtimet në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës,” u shpreh Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti ndërkohë ka vizituar edhe ekspozitën që përmbante libra dhe artikuj për Anton Çettën.

Most Popular

Recent Comments