Saturday, January 16, 2021
Home KRYESORE Hartohen menutë e reja dhe unike për institucionet parashkollore të Kosovës

Hartohen menutë e reja dhe unike për institucionet parashkollore të Kosovës

www.DardaMEDIA.com

Me datë 25.11.2020, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mbajti tryezën diskutuese me temë “Rëndësia e ushqyeshmërisë së shëndetshme në institucionet parashkollore të Kosovës”. Në këtë tryezë u diskutua mbi sfidat kryesore të ushqyeshmërisë së shëndetshme në institucionet parashkollore në Kosovë, duke theksuar se është detyrë e institucioneve të vendit të kujdesen për shëndetin e fëmijëve duke ofruar një menu të shëndetshme që i përmbush vlerat nutritive të nevojshme për rritjen.

Me mbështetjen e UNICEF Zyrës në Kosovë, dhe koordinimin nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, është themeluar “Grupi punues ndërinstitucional për ushqyeshmërinë e shëndetshme në institucionet parashkollore në Kosovë” i cili ka hartuar udhëzuesit e ushqyeshmërisë së shëndetshme në institucionet parashkollore si dhe menutë e reja që shumë shpejtë do të implementohen në nivel vendi. Grupi ndërinstitucional përbëhet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës; Ministria e Shëndetësisë së Kosovës; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë; Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë; Kolegjiumi i drejtorëve të institucioneve parashkollore; dhe Kuzhina Qendrore në Prishtinë. Kjo iniciativë është ndërmarrë bazuar në Udhëzimin Administrativ 03/2019 për të Ushqyerit e Shëndetshëm të Fëmijëve në Institucionet Edukative Arsimore Aftësuese të Arsimit Parauniversitar të MASHT.

Tryeza, në të cilën morrën pjesë 45 përfaqësues të akterëve kryesor në vend për ushqyeshmërinë në institucionet parashkollore, u mbyll nga një diskutim mes pjesëmarrësve mbi hapat dhe mënyrat më të duhura për implementim e suksesshëm të unifikimit të menuve në nivel vendi. 

Most Popular

Recent Comments