Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Hajrullah Çeku: Presidenti Thaçi Lobon për Ndarjen e Kosovës me parat...

Hajrullah Çeku: Presidenti Thaçi Lobon për Ndarjen e Kosovës me parat tona.

Hajrullah Çeku
Hajrullah Çeku

Deputet Levizja Vetevendosje

11 Qershor 2020

“Heqja e reciprocitetit, pa analizë, pa parime, pa diskutime dhe pa bazë paraqet dëm të pariparueshëm politik dhe kushtetues, dëmton prodhuesin vendor, dobëson skajshmërish pozicionin tonë në dialog dhe përfundimisht mënjanon mundësinë për barazi që është parim themeltar në të drejtën ndërkombëtare. Asnjë motiv nuk e arsyeton këtë nivel degradimi, as motivi për t’i hapë rrugë ‘Zajednicës’ e sidomos jo motivi për t’i shërbyer presidentit i cili lobon me paratë tona për ndarjen e Kosovës.

Duke e instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese, suprimuat vullnetin e shprehur demokratikisht, pra lirinë, në mënyrë që me qeverinë ilegale që doli nga ai vendim, ta suprimoni reciprocitetin me Serbinë, pra barazinë. Angazhimi dhe përpjekja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për liri e barazi, nuk do të ndalet asnjëherë, sepse pa liri e barazi, pavarësia zbrazet nga kuptimi.”

“Ne besojmë që shteti nuk ekziston vetëm për shkak se është shpallë dhe vetëm pse u njoh nga një shtet tjetër. Për ne, thelbi i shtetit dhe i ekzistencës së tij, është qenia e tij si fakt, ushtria që i mbron kufijtë, territori, popullata institucionet efektive pushteti demokratik.

Pra, hyrja në marrëdhënie me të tjerët në mënyrë të barabartë. Ne nuk kërkojmë reciprocitet simetrik, gjeometrik, ne kërkojmë reciprocitet strategjik që është kushtëzues dhe pozitiv, me pak fjalë dinjitet, barazi dhe sovranitet Nëse nuk jeni në gjendje t’i mbroni këto, atëherë lironi detyrat menjëherë.”

https://www.facebook.com/watch/?v=261433424926227

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments