Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESOREGjykata Kushtetuese arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit

Gjykata Kushtetuese arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit

Reagon Deputetja e VV lidhur me rrjedhjet nga Gjykata Kushtetuese rreth vendimit të shumëpritur.

Albulena Haxhiu

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie! Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

vendimi i GjykatËs Kushtetuese arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin.

Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin

e popullit!

spot_img

Most Popular

Recent Comments