Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE Gjarpri e Hongër kryt e vet apo Padrejtësi ndaj Çlirimtarit?!

Gjarpri e Hongër kryt e vet apo Padrejtësi ndaj Çlirimtarit?!

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Ditën kur u dërgua ish-Presidenti Thaçi në Hagë nji pjesë e madhe e popullatës po festonte fshehurazi duke iu gëzuar arrestimit të tij anipse akuza ndaj tij nga Gjykata Speciale rëndon edhe mbi supet e UÇK-së dhe Shqiptarëve të Kosovës.

Pjesa tjetër me zemër të thyer po e shikonin se si Lideri i Tyre Shpirtëror po arrestohej padrejtësisht. Kishte prej tyre që po i fshinin lotët dhe kercitnin dhëmbët të zemruar skajshmërisht me rrjedhën e gjërave karshi ish-Presidentit.

Mirëpo, ajo që do të duhet të sqarohet për të dyja anët e spektrit shoqëror do të ishin pyetjet:

Si është e mundur që Sërbia ta themeloj nji Gjykatë në Kosovë, ajo të Paguhet me parat e taksapaguesve Kosovar ndërsa të Drejtohet nga Europianet në Hagë?!

Pyetja tjetër është: Çfar drejtësie është Drejtësia e Njëanshme?!

dhe e fundit: Si është e mundur që Bashkësia Ndërkombëtare ta anashkaloj Gjenocidin ndaj Shqiptarëve dhe t’i denoj ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë luftuar për çlirimin e Kosovës?!

Kjo shoqëri e cila tani ndodhet para ndryshimeve të mëdha Politike, për 20 vite me radhë ka qenë e manipuluar me lajme që përmes mediumeve servile përçonin mesazhin e politikaneve tek secili qytetar duke ua shpërlarë trurin me pallavra të cilat u vertetuan se kishin pas qenë rrena të kulluara nga laboratoret e PLAN. 

Faktorizimi i Shqiptareve do ta stabilizonte Europen Jug-Lindore dhe do të garantonte paqe në Ballkan. 

Shqiptaret e Kosoves mbetën të manipuluar nga shumë projektime si nga ana e politikanëve vendorë që para syve të bashkësisë ndërkombëtare po shëndërroheshin në oligark autokrat e të cilet trumpetonin zhvillim ekonomik, liberalizim vizash e bërjen e Kosovës si Zvicrra poashtu dhe në të njejtën kohe Shqiptarët u manipuluan nga bashkësia ndërkombëtare e cila në emër të integrimeve Europiane i detyroi Shiptarët e Kosovës të nënshkruanin marrëveshje të dëmshme për Shtetin e Kosovës, siç jane marreveshja e Ahtisarit që solli decentralizimin, zajednicën, marrëveshje tjera dhe u kurorëzua me gjykatën speciale të cilat u bashkënënshkruan nga PDK-LDK, nga vartesit e tyre dhe nga disa parti tjera të ligës së dytë siç janë AAK dhe Nisma. 

PDK dhe LDK janë sikur dy fytyrat e të së njejtës Monedhë, të tjerat parti janë sikur ato shkronjat e vogla dhe ornamentet në monedha tashmë të devalvuara.

Epoka Kombëtare, Devalvimi i Partive të Vjetra dhe një Fillim i Ri për Kosovën.

Tani ka ardhur koha për të mos i humbur edhe 20 vite me Politikat dhe Partitë e vjetra e të devalvuara siç rradhiten pas akronimit PLAN por ka ardhur koha për Qeverisje të Re nga Vetëvendosje me parti apo koalicione të reja.

LVV tani e ka shancin shekullor ta marr pushtetin bindshëm, ti çoj në pension PLANistat dhe të krijoj politika kombëtare dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomiko kulturor.

Vetëvendosje duhet ti anuloj të gjitha marrëveshjet e dëmshme ndaj Kosovës dhe të krijoj partneritet me shtetet Pro-Shqiptare si Britania e Madhe, Gjermania dhe ShBA.

LVV duhet ta ndryshoj Kushtetuten jo për ti akomoduar interesat e Serbeve por për ti larguar Serbet nga çfarëdo matematike qeverisëse në Kosovë apo me Kosovën dhe duhet ndryshuar kushtetuta per ti hapur rrugë Epokës Kombëtare e zhvillimit ekonomiko kulturor drejt faktorizimit të Shqiptarëve në Ballkan për Garanci të Paqës në Evropen Jug-Lindore.

Guximi për të Guxuar

Shkëndijat e para të ndarjes nga e vjetra dhe të nji fillimi të Ri me parti të reja po shihem edhe të Vjosa Osmani. A do të ketë ajo Guximin për të Guxuar të dal me parti të Re në zgjedhjet e ardhshme apo do të shkoj në garë e ngjitur me një parti më të madhe e shtyrë nga kalkulimi se mund të humb dhe të shuhet si figure politike mbetet të shihet në ditët në vijim.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments