Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeKRYESOREAlbin Kurti edhe ligjerisht ka të drejt

Albin Kurti edhe ligjerisht ka të drejt

Në një postim të Bekim Salihu nga instituti GAP thuhet se edhe ligjerisht Albin Kurti ka të drejt të kandidohet sepse edhe po të shikohet data e shqiptimit të denimit e cila do të duhej të mirret përbazë e jo ajo e konfirmimit të denimit, del se Albin Kurtit i ishte shqiptuar denimi me 3 janar 2018 ndërsa i ishte konfirmuar në tetor 2018.

Lexoni të plotë postimin e tij më poshtë.

Bekim Salihu GAP

Shqiptimi i denimit ndaj Albin Kurtit nga Gjykata Themelore në Prishtinë paska ndodhur me 3 janar të vitit 2018, nga kjo kohë, deri tani, kanë kaluar tanimë tri vite. Gabimi i juristëve dhe analistëve që po i referohen këtij rasti po bëhet kur po merret për bazë jo koha e shqiptimit të denimit, por koha e konfirmimit të denimit nga gjykata e apelit (tetor 2018) Gjykata e apelit nuk jep denim, ajo konfirmon, konteston, shkurton ose ploteson një denim që e ka shqiptuar gjykata themelore.

Në të gjitha vendimet e gjykatës së apelit ndaj të denuarëve thuhet se merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim (çka do të thotë se apeli e llogaritë periudhen e nisjes se një procesi, jo periudhen e përfundimit/konfirmimit të atij procesi.

spot_img

Most Popular

Recent Comments