Tuesday, January 26, 2021
Home KRYESORE Fitorja ka ndodhur, Zgjedhjet do ta vërtetojnë me 14 Shkurt

Fitorja ka ndodhur, Zgjedhjet do ta vërtetojnë me 14 Shkurt

Albin Kurti

Sot Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajten një konferencë të përbashkët me rastin e nënshkrimit të bashkepunimit të tyre e cila ishte planifikuar të mbahej pranë shtatorës së Skenderbeut mirëpo për shkaqe të reshjeve të borës ajo u mbajt në hollin e kuvendit të Kosoves.

Marrëveshja në mes të Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nënkupton se do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 Shkurtit mësuam nga deklarata e Albin Kurti.

Bora u Vonua por Pranvera do të jetë e Hershme

Albin Kurti 14 Janar 2021

Marrëveshje e parimeve dhe synimeve politike, për nje shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetaret pa dallime diskriminime apo favorizime tha më tutje Albin Kurti.

Referundumi është për fatin e brezave të rinjë të cilët dëshirojnë të jetojnë në një Kosovë më të mirë.

Vjosa Osmani synon postin e Presidentit

Vjosa Osmani

Rreth qështjes së presidentit Vjosa Osmani tha se rezultati i zgjedhjeve do ta vendosë edhe themelimin e Qeverisë edhe Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ajo vazhdoi duke theksuar se ata synojnë bashkimin rreth një kauze që ka synim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Për dy dekada vendi jonë është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar theksoi Vjosa Osmani.

Albin Kurti në pergjigje të gazetarëve theksoi se Ky vit është vit historik dhe do ta vendosë 14 Shkurti, në mbrëmjen e vonë të 14 shkurtit do të kuptohet numri i shumicës së deputeteve që do ta arrijmë, nuk mund ta parashikoj saktesisht por mund të iu garantoj vullnetin tim për ndryshime u pergjigje Kurti.

Videon nga Konferenca mund ta gjeni këtu:

https://www.facebook.com/watch/?v=469111764085209

Most Popular

Recent Comments