Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESOREFillon fushata #dashniekujdes

Fillon fushata #dashniekujdes

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që angazhohet në mbështetje të përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Në bashkëpunim me partnerët dhe donatorët tanë përgjatë viteve të fundit kemi shpëtuar më shumë se 6000 jetë të foshnjeve përmes medikamentit Survanta, respiratorëve, inkubatorëve dhe shumë pajisjeve tjera mjekësore.

Situata në sektorin e shëndetësisë në Kosovë ka arritur në një gjendje të cilën nuk e kemi menduar ndonjëherë se do ta shohim. Për shkak të mungesës së fondeve dhe situatës pandemike, shumë shërbime cilësore janë shkurtuar dhe rrjedhimisht edhe ndikimi i organizatës sonë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve është limituar.

Mirëpo, shëndeti i foshnjeve nuk pret as në pandemi! Përkundrazi, nevojat për kujdes rriten edhe më shumë.

Prandaj, ne kemi filluar fushatën #DASHNIEKUJDES e cila ka për qellim ngritjen e fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.

Të gjitha fondet e mbledhura në këtë fushate, do të dyfishohen deri në vlerën 50,000 euro, falë mbështetjes së Iniciativws për Komunitet në Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për ndihmën tuaj. 

Në mënyrë që të vazhdojmë me punën tonë të mirë me intenzitet edhe më të lartë, ne kemi filluar fushatën për ngritje të fondeve që quhet #dashniekujdes.

Kjo fushatë do të kulmojë me një ngjarje televizive në Klan Kosova me datën 13 Dhjetor 2020 nga ora 20:45.

spot_img

Most Popular

Recent Comments