Tuesday, January 26, 2021
Home KRYESORE Fillimi i Ri, Fitorja e madhe e LVV dhe Ndarja e...

Fillimi i Ri, Fitorja e madhe e LVV dhe Ndarja e serishme e LDK

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Ashpërsohet Rivaliteti mes LVV dhe LDK

Këto ditë ende pa filluar zyrtarisht fushata, ajo ka filluar edhe përmes gjuhës së ashpërsuar mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përmes sondazheve parazgjedhore.

Sa keq po i vie fundi LDK-së, kush do ta kishte menduar se ajo LDK-ja nga e cila pritej ta shpëtonte Kosovën e viteve 90-ta po ndahet prap por tani si rezultat i përjashtimit të Vjosa Osmanit dhe kalimit të saj në koalicion parazgjedhor me Albin Kurtin me ç’rast znj.Osmani shpreson ti merr 50% të elektoratit dhe strukturave të LDK-së.

Ngritja e përqindjes së LVV-së në sondazhe që po publikohen çdo ditë si duket po e tmerron LDK-në aq shumë sa që Kryetari i saj Mustafa po deklarohet i trembur së LDK-ja nuk mposhtet me sondazhe.

Dhelpraku me Tri këmbë apo Zotni Krroqja si po i referohen shumica Isa Mustafës rrezikon ta ndaj LDK-në përgjysmë me deklaratat e tija edhe për Vjosa Osmanin se ajo duhet të matet në zgjedhje për fuqinë reale që mund ta ketë.

Ta kujtojmë se ishte vet Isa Mustafa që kishte insistuar nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre në zgjedhjet e fundit parlamentare me Sloganin BESO që rezultoi në shpërfaqjen e fytyrës së vërtetë të LDK-së, ndërsa tani pas Prerjes n’Besë të Elektoratit të LDK-së por edhe të atyre që kishin Besuar në një koalicion LVV+LDK, tani gjithçka po shkon rreth nji ndarjes së re të LDK-së.

Dyshimi në znj.Osmani dhe Filmat Hollivudian

Mirëpo, ka edhe një dozë dyshimi të shtuar edhe në koalicionin LVV+Vjosa Osmani sepse znj.Osmani deri tani ka dalë në zgjedhje vetëm e rreshtuar krah me burrështetas të fort gjithashtu edhe në këto zgjedhje po ngjitet krah për krah me më të fortin e burrështetasve të tanishëm me Albin Kurtin dhe ajo, pra Vjosa Osmani siç duket nuk do ta ketë guximin të shkoj e vetme me forcat e saja në zgjedhje dhe t’i bëj matjet pastaj sa është fuqia e saj reale në politikë.

Në krahasim me Alternativën e Mimoza Kusarit e cila i kishte të themeluara strukturat e saja dhe pastaj iu bashkangjit LVV-së, Vjosa Osmani ende nuk e ka bërë as themelimin zyrtarë të iniciativës së saj, ende nuk dihet a do ta këtë në krah ndonjë bashkëpunëtor nga emra të njohur të politikës vendore.

Shpresa e znj.Osmani është që ta përgjysmoj LDK-në dhe t’ia marr strukturat që LDK i ka ndërtuar tani e 30 vite, ti bëj për vete edhe nën-degët apo edhe ndonjë degë të LDK-së gjithandej Kosovës dhe kalkulon që pas ikjes së Isa Mustafës të ri-kthehet triumfuese e ta marr drejtimin e LDK-së.

Me këso fantazi të llojit te Filmave Hollivudian po ushqehen baza e znj.Osmani së cilës do ti duheshin shumë mrekulli për ta realizuar këtë në realitet.

Periudha e Re Politike në Kosovë

Sido që të jetë, mbetet të shihet një rritje rivaliteti në mes të LVV-së dhe LDK-së në ditët në vijim sepse partitë tjera edhe ashtu çalojnë dhe skan çfar të ofrojnë, të paktën asgjë e Re nuk mund të vjen nga partitë e vjetra nga akronimi PLAN por mposhtja me knock-down i LDK-së dhe fitorja plebishitare e LVV-së po pritet me entuziazëm të shtuar në popull gjithandej Kosovës.

Si pasoj, PDK në mungesë të prezencës së figurave kryesore dhe AAK me mëkate të grumbulluara dhe kushtëzime për Kryetar të Kosovës do të ballafaqohen me pragun zgjedhor ndërsa në rastin më të mirë do të bëhen opozitë e pafuqishmse në legjislaturën e tetë.

NiSMA e Fatmir Limaj në mungesë të shokëve dhe aleatëve të vjetër nga PDK-ja. po i dorzojnë të gjitha armët në LDK dhe do ta mbyllin kapitullin politik me Na ishte njëher.

Entuziazmi për një Fitore të Madhe të LVV-së sa vjen e shtohet edhe duke marrë parasysh disponimin e quajtur Kah t’Fryen Era.

Për më tepër, Vota në zgjedhjet e 2021 do të jetë Ndëshkuese ndaj PLAN dhe do ta simbolizoj Fillimin e nji Periudhe të Re Politike në Kosovë.

Most Popular

Recent Comments