Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeBotaEUFALSIFIKIMI I HISTORISË, AKT I PAPRANUESHËM

FALSIFIKIMI I HISTORISË, AKT I PAPRANUESHËM

Shkruan Skender Musliu

Skender Musliu

Raportet e shqiptarëve me maqedonët në Republikën e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk kanë qenë të lehta, madje ato kanë patur karakter antishqiptar.

Viteve të 90’ autoritetet maqedone përmes politikave diskriminuese përdorën forma të ndryshme të presionit ndaj shqiptarëve për shpërngulen e tyre, sikurse mbulljen e shkollave në gjuhën shqipe, rrënimin e mureve të oborreve shqiptare, diskriminimin sistematik në punësim, në mosdhënjen e shtetësisë…..

Madje ende ka fshatra në Maqedoninë Perëndimore ku nxënësit shqiptarë zhvillojnë mësim në gjuhën maqedone kurse nuk dinë as shkrim e as lexim në shqip. Në Kushtetutën e RMV gjuha shqip konsiderohet si gjuhë tjetër që flasin së paku 20 % e qytetarëve, duke mos përmendur se bëhet fjalë për gjuhën shqipe; shpërndarja e Buxhetit të shtetit është diskriminues sepse shqiptarët japin shumë kurse marrin shumë pak ; në vendbanimet shqiptare infrastruktura është nënçmuese dhe nuk i përmbushë nevojat më minimale, kurse në vendbanimet maqedone kjo është ndër më modertnet në Rajon.

Sa herë që politika maqedone ka qenë në krizë institucionale nga aferat korruptive dhe krimit të organizuar, pjesë e së cilave ka qenë vet ajo, autoritet shtetërore, për t’ia tërhequr vëmendjen qytetarëve diku tjetër, kanë montuar proçese politike kundër shqiptarëve duke i mbajtur si fajtorë kujdestar. Ndër këto proçese shquhen « Sopoti », « Monstra «, « Brodeci », rasti i « Kumanovës në lagjen e trimave »….. ku shqiptarët janë dënuar edhe me burgim të përjetshëm për vepra që nuk i kanë kryer.

Dhe sikur e gjithë kjo, por edhe shumë të tjera, nuk iu mjaftuan maqedonëve sepse ditëve të fundit dolën në dritë edhe skandale tjera, respektivisht në librin e gjeografisë të vitit të II të gjimnazit që nga viti 2015 thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedon por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptarë ; se shqiptarët prejardhjen e kanë nga çerkezët, romët dhe turqit ; ose në Enciklopedinë e Maqedonisë shqiptarët paraqiten si njerëz primitiv të zbritur nga malet….

Me të drejtë parashtrohet pyetja, se nga vjen ky guxim i madh i një shteti kaq të vogël, identiteti i të cilit ende kontestohet nga fqinjët si Bullgaria dhe Graqia, t’a nënçmojë dhe përdhosë prejardhjen dhe historinë e popullit më të vjetër në Ballkan dhe Europë, siç janë shqiptarët ?! Bëhet fjalë për falsifikim të papranueshëm dhe inkriminues dhe skandal të rëndë diplomatik dhe politik.

A thua edhe politika maqedone sikurse ajo serbe ende duan të zbatojnë Platformat dhe Programet antishqiptare të Akademisë së Shkencave të Serbisë, të Garashaninit, Qubriloviqit dhe Qosiqit , që ende na kujtojnë periudhat shfarosëse ndaj shqiptarëve !?

Republika e Maqedonisë së Veriut ende është në kërkim të identitetit të saj, sepse faktet historike mbit ë cilat ajo ndërtoi shtetin po kontestohen nga Greqia dhe Bullgaria.
Kështu në librat e historisë ajo paraqitet si vazhdimësi e grekëve antik duke ndërtuar përmendore në sheshin e Shkupit me figura që nuk kanë të bëjnë me maqedonët, nga ana tjetër Bullgaria ia konteston një pjesë të historisë, identitetin, gjuhën ….. dhe tani maqedonët po tentojnë të manipulojë dhe falsifikojnë edhe me historinë dhe prejardhjen e shqiptarëve.

Në këtë kontekst janë formuar Komisione ndërshtetërore mes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë që të revidohen librat e historisë, gjeografisë, Enciklopeditë, dhe jo vetëm.

Të njejtën gjë duhet t’a bëje edhe Shqipëria duke formuar një Komision ndërshtetëror të ekspertëve me shtetin maqedon me qëllim që të revidohen të gjitha falsifikimet ndaj shqiptarëve, që nuk janë të pakta.

Është shqetësuese dhe habit pasiviteti se për kërto falsifikime nuk kanë reaguar profesorët, Shoqatat e hiostorianëve, intelektualët, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e në veçanti institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse nuk bëhet fjalë për falsifikimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, por të shqptarëve në përgjithësi si popull.

Madje Shqipëria dhe Kosova janë në vonesë që ende nuk i kanë konvokuar ambasadotrët e Maqedonisë për t’iu kërkuar sqarime dhe t’iu dorëzuar Nota protesete lidhur me falsifikimet në fjalë.

Sa i takon përgjegjësisë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bara kryesore bie mbi Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI – e cila për dy dekada është në bashkqeverisje dhe bënë koalicione jolojale ndaj shqiptarëve me partitë politike maqedone. Edhe pse kjo parti doli si produkt i konflktit të vitit 2001 me premtime të mëdha se do t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e shqiptarëve deri në barazinë e plotë kushtetuese me maqedonët, ajo, partinë e shëndrroi në biznis duke u marrë me korrupcion,nepotizëm, shpërlarje të parave dhe zbrazjen e shqiptarëve si rezultat të politikave të gabuara, duke iu shërbyer si patericë dhe alibi për realizimin e politikave antishqiptare.

Nuk duhet harruar se Maqedonia për herë të parë në historinë e saj, konturet e shtetit i merr pas luftës së II Botërore, respektivisht me formimin e Jugosllavosë ajo bëhet një nga gjashtë Republikat e saja dhe në të njejtën kohë maqedonët njihen si popull. Kurse shqiptarët në vazhdimsi, ndër shekuj, janë në trojet e veta,me një lidhshmëri territoriale, historike, gjuhësore….

Prezenca e shqiptarëve në këtë Republikë ka luajtur roj vendimtar për formimin dhe ekzistimin e kësaj Republike, prandaj shqiptarët nuk mund trajtohen si qiraxhinjë në shtëpinë e tyre.

Partitë politike shqiptare në RMV duhet të bashkohen rreth një Platforme e cila do të shërbente si Udhërrëfyes për realizimin e të drejtave të barabarta të shqiptarëve dhe maqedonëve.

Bruksel, 12 Shkurt 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments