Protestuesit të nxitur nga presidenti Trump hyjnë në ndërtesën e Capitol Hill ku po mbahet seanca e numrimit te votave elektorale dhe ku do te bëhej certifikimi i rezultatit të kolegjit elektoral.
zv.Presidenti Mike Pence kishte refuzuar kërkesën e Trump për të ndikuar në fazën e fundit të certifikimit të rezultatit duke thënë se NUK ka mandat kushtetues ta ndryshoj rezultatin e zgjedhjeve.
Seanca është ndërprerë, është shtyer për tu mbajtur mbas qetsimit të situatës.
Sipas shumë analistëve kjo situatë i gjason Puçit të organizuar ndërsa kongresistët janë mbyllur në zyrat e tyre për shkaqe sigurie dhe janë duke pritur të evakuohen.
Kjo është hera e parë në historinë moderne Amerikane që të tejkalohet kordoni policor dhe të hyjnë personat civil pa kontrollë në ndërtesën e Kongresit Amerikan.