Saturday, July 31, 2021
spot_img
HomeKRYESOREErmal Maliqi Studenti i UKZ-së i pari në garat “Beach Volley” organizuar...

Ermal Maliqi Studenti i UKZ-së i pari në garat “Beach Volley” organizuar nga FSUNK

Gjatë përfaqësimit në garat e Kampionatit të “Beach Volley” 🏐organizuar nga FSUNK (Federata e Sporteve Universitare) – Kosovë, Universiteti “Kadri Zeka” u nderua me vendin e parë në kategorinë e meshkujve.🏆🥇

Tani ekipi nga Universiteti ynë do të përfaqësoj Kosovën në Kampionatin e Sporteve Universitare që do të organizohet në Shqipëri.

Studenti ynë Ermal Maliqi ishte një ndër më të dalluarit e kampionatit.

Ermali thotë se në këtë garë kishte pjesëmarrës të ekipeve nga shumica e universiteteve të Kosovës e që ishin ekipe mjaft të forta në konkurrencë gjatë dy ditëve sa ka zgjatur gara. Ai thotë se së bashku me bashkë lojtarin Art Terstena ka në dhënë maksimumin për të arritur suksesin e gjithmonë kur përpiqesh,  arrin ta kesh atë që dëshiron: “Ka shumë raste në jetën tonë kur më në fund arrijmë atë që duam, momentet e fitores dhe triumfit, ku çdo përpjekje duket se ia vlen. “Suksesi vjen për ata që përpiqen, vjen për ata që nuk kanë frikë të dështojnë”, janë fjalët që më mbajtën gjatë gjithë kësaj kohe ndërsa imagjinoja arritjen e këtij çmimi”, thotë Ermali.

Sipas tij nuk ishte aspak i lehtë një udhëtim i tillë, por pasioni i zjarrtë për sportin që ai ka si dhe përkrahja e vazhdueshme e familjes dhe shoqërisë i kanë dhënë  forcë dhe vullnet për të vazhduar.

Ndryshe, vera për Ermalin filloi me kampionatin ne Beach Volley, ku për grup moshat U-20, bashkë me Erion Bajramin fituan për herë të dytë titullin kampion në këtë kategori. Nga kjo garë Ermali dhe Erioni do të përfaqësojnë Kosovën ne kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Izmir të Turqisë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments