Shkruan Rexhep MYFTARI

Vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në pjesën Veriore të Mitrovicës përkatsisht në Kodrën e Minatorve të cilën nuk e kishin vizituar asnjë Lider i Kosovës që nga viti 2002 kur kishte qenë në vizitë Dr.Ibahim Rugova presidenti historik i Kosovës, pra këtë vizitë Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj e cilëson si vizitë për një grusht votash sipas intonacionit të zërit të tij vota këto të parëndësishme, madje nën-vetëdija e tij shkon edhe më larg duke thënë se ata “Banën Turr Drejt Serbisë” pra, duke e menduar veriun e Kosovës sikur të ishte Serbi.
Përderisa në njërën anë Brezi i Ri të prirë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë duke vizituar çdo cep të Kosovës, dhe duke paralajmëruar shteti të së drejtës edhe në veriun e Kosovës, Garda e Vjetër në anën tjetër e përfaqësuar nga Enver Hoxhaj me nën-vetëdijën e tij e konsideron veriun e Kosovës si pjesë të Serbisë, gafe të cilat po i dalin nga goja sepse ashtu i flet nën-vetëdija zotriut Hoxhaj.
Ndiçeni deklaratën e plotë të Enver Hoxhaj në videon në vazhdim: