Tuesday, October 19, 2021
spot_img
HomeArtEkspozita “GRANDART 1970-2000” 14 Korrik 2021 në orën 19:30

Ekspozita “GRANDART 1970-2000” 14 Korrik 2021 në orën 19:30

Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë të ju ftojë në hapjen e ekspozitës “GRANDART 1970-2000” kuruar nga Zeni Ballazhi.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës të mërkurën, më 14 Korrik 2021 në orën 19:30.

Me 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike të cilat gjendeshin në hapësirat e NewCo Grand Hotel sh.p.k. dhe me datë 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës.

GRANDART 1970-2000
PIKTURA | SKULPTURA | GRAFIKA | TAPICERI | ARTIZANATE

Koleksion nga Kompania Hotelerike Grand në Koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës
14.07.2021 – 27.08.2021
19: 30h

Pjesëmarrësit:

Agim Çavdarbasha
Agim Salihu
Bahri Dranҫolli
Božidar B. Prodanović
Budim Berisha
Faik Krasniqi
Fatmir Krypa
Fatmir Zajmi
Gjelosh Gjokaj
Hamdi Terziqi
Hysni Krasniqi
Matej Rodiqi
Mehmet Behluli
Mikel Gjokaj
Muslim Mulliqi
Nazmi Sadiku
Nikos Kanellos
Radoslav Musa Miketić
Rexhep Ferri
Rrustem Bujupi
Shyqri Nimani
Simon Shiroka
Skender Idrizi
Stevan Čukić
Tomislav Trifić
Xhevdet Xhafa
Zoran Jovanović

spot_img

Most Popular

Recent Comments