Tuesday, May 18, 2021
spot_img
HomeKRYESOREEkspozita Dita e Artit Botëror, 15 prill – 2021

Ekspozita Dita e Artit Botëror, 15 prill – 2021

Dita e Artit Botëror, 15 prill – 2021

Ekspozita nga koleksioni i GKK –së

Hapja në ora 12:00 GKK

Duke pasur parasysh, rrethanat me COVID – 19 dhe vendimi i mare nga Qeveria e Kosovës me 5 prrill 2021, ky shënim do të zgjasë rreth 30 minuta.

Prezantimi i veprave nga koleksioni i GKK-se është për të shënuar këtë ditë me rëndësi të veqant për komunitetin artistik të Kosovës, duke parë nevojën e integrimit dhe përfaqësimit të artistëve tonë në arenën ndërkombëtare dhe anëtarësimin në asociacione dhe shoqata në mbarë botën nën ombrellën e UNESCOS.

Arti ushqen krijimtarinë, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt në të gjithë globin dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut.

Këto janë cilësi që arti ka pasur dhe do të ketë gjithmonë nëse vazhdojmë të mbështesim mjedise ku artistët dhe liria artistike promovohen dhe mbrohen.

Në këtë mënyrë, përparimi i zhvillimit të artit gjithashtu çon përpara mjetet tona për të arritur një botë të lirë dhe paqësore.

IAA / AIAP dhe UNESCO themeluan Ditën Botërore të Artit, dhe për shënimin me rëndësi të kësaj date zgjodhën 15 prillin, për nderë të ditëlindjes së Leonardo da Vinci.

Da Vinci u zgjodh si simbol i paqes në botë, lirisë së shprehjes, tolerancës, vëllazërisë dhe multikulturalizmit si dhe rëndësisë së artit për fushat tjera.

spot_img

Most Popular

Recent Comments