Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeBotaEUE VLERSOJMË LART ROLIN E VJOSA OSMANIT NË MBËSHTETJE TË ALBIN KURTIT!

E VLERSOJMË LART ROLIN E VJOSA OSMANIT NË MBËSHTETJE TË ALBIN KURTIT!

Jepi zë votës tuaj!

Rritet mbështetja e votuesve për Vjosa Osmanin dhe për Listën e VV me nr. 127!

Vetëm Feriz Deliu i konfirmon mbi 2000 vota për Listën Vjosa, dhe nr.127 të VV-së, të cilët votues për vite të tëra kishin votuar për partitë tjera!…

Safet Sadiku

Shkruan: Safet Sadiku

E guxuara e fituara!;

  1. Vjosa Osmani, për herë të parë në demokracinë e Kosovës ka thyer të gjitha paragjykimet dhe ka dëshmuar se: „ai që nuk respekton intersin e institucioneve“ dhe ai „që tenton keqpërdorimin e votuesve të vendit“ mund t’i has sharra në gozhdë! Distancimi i qartë i znj. Vjosa Osmani nga „qeveria e pazareve“, që e përfaqsoi z. Avdulla Hoti (kryeministër në detyrë) do mbetët në kujtesë gjatë, si një qeveri që keqpërdori votën e qytetarëve, një qeveri e formuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës!
  2. Vetëm në Viti dhe Ferizaj (pa llogaritur Gjilanin, Kaqanikun, Preshevën, Bujanocin, Medvegjen etj) mbi 1500 votues që për shumë vite kishin votuar për partitë e pushtetit, këtë herë kanë vendosur të votojnë për Listën e Vjosa Osmanit! Këtë konfirmim e ka bërë z. Feriz Deliu i njohur me nofkën Komandant Kabashi!
    Feriz Deliu është një nga luftëtarët e lirisë, i cili është i njohur jo vetëm në Viti dhe Anomaravë, por në tërë Kosovën! Ai gjatë kësaj fushate ka mbledhur gjithë shokët dhe rrethin familjar dhe kanë bërë konsulta të gjëra duke i dëgjuar të gjithë oratorët dhe liderët e partive politike, të cilët si zakonisht bëjnë premtime, por kur mbarojnë votimet pastaj ata vazhdojnë me qëndrime të tjera duke vazhduar programet dhe pazaret e tyre të interesit, por jo edhe të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve!
  3. E vetmja politikane që mbajti premtimin duke lënë postet personale, ishte znj. Vjosa Osmani! Prandaj „Lista Vjosa“ po mbështetet nga shumë anëtarë të disa shoqatave, në mesin e të cilvëve në këto shoqata , ka shumë anëtarë që kishin votuar për partitë tjera. Siç dihet këta votues në të kaluarën kishin pasur shumë premtime për ndonjë punësim, por asakush nuk ka tereguar përkujdesin e duhur nga qeveritë e kaluara!
    Kur këtyre grupeve i shtojmë edhe një numër të shumtë, të votuesve që vijnë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci numri për mbështetjen e Listës së Vjosa Osamnit e kalon në 2000 e më tëpër votues.
    Për qëndimin tim( se kë do ta votojë?), janë informuar rrethi im, i gjithë shokëve në mbarë Kosovën dhe kjo gjë është kuptuar drejt, kështu që „Lista Vjosa“ do të mbështetet me vota nga shumë familje nga Shala e Mitrovicës, nga Malisheva, nga Prizreni, Podujeva, Istogu, zonat e Drenicës, Peja dhe gjithë Kosova! Të gjithë më konfirmojnë se do të votohet „Lista e Vjosës“ dhe numri 127 i VV!-së
    Feriz Deliu Komandant Kabashi
  4. Feriz Deliu, (i njohur si Komandant Kabashi) në fund të bisedës thotë se duam një qevri pa Rakiqin, pa Milivojen dhe pa Vuqiqin! Kjo gjë duhet t’u bëhet qartë gjithë partive politike dhe liderëve të tyre! Mjaftë më se na turpruan dhe na poshtruan tërë këto vite, si në përfaqësim të dobtë të shtetit të Kosovës, si në papërgjigjësinë totale për të qenë më aktiv në zgjedhjen e problemeve të qytetarëve!

Mendimet edhe të disa votuesve të tjerë të „Listës Vjosa“-Apelohet të votohet numri 127!;

Në mes tjerash përveç z. Feriz Deliu janë edhe disa bashkëluftëtarë të tij, të cilët ekzluzivisht shprehin qëndrimin e tyre shumë të qartë duke arsytuar votën për numrin 127, për „Listën Vjosa“!

  1. Arben Boletini, thotë se kemi shumë nevojë për hapjen e vendeve të punes. Shpresojmë se Albini dhe Vjosa këtë herë nuk do t`na zhgënjejnë si qeveritë e kaluara, të cilat sa vinin në pushtet vetëm i punësonin familjarët e vet. Ne tjerët mbetnim me gishta në gojë!
  2. Fevzi Ilazi, invalid i luftës, më besoni se në këto zgjedhje një rol shumë të rëndësishëm po luan znj. Vjosa Osmani, sepese ka marrë një vendim të drejtë në orientimin e saj dhe në mbështetje të Albin Kurtit!. Jam shumë optimist që këtë herë gjërat do të ndryshojnë për mirë. Zoti e bekoftë Kosovën! Vjosa dhe Albini janë dy figurat tona politike që po na afrojnë shpresë!. Prandaj, i lus të gjithë të afërmit t’i votojnë këto dy personalitete! Të votojnë numrin 127!
  3. Hetem Musliu, thotë se në „Listën e Vjosës“ me numrin 127 bashkë me LVV ka mjaftë personalitete atdhetare, që ne i votojmë symbyllur, nga se kanë dhënë prova të mjaftueshme, se Serbisë i rrinë më karshi! Do ta votojë, Vjosën dhe Albinin, do ta votojë të bijën e heroit Kombëtar Jusuf Gërvalla, Donika Gërvallën, do ta votojë edhe antarë tjerë të shkolluar nga „Lista Vjosa“ dhe do të votojë edhe Avni Deharin! Zoti e bekoftë Kosovën!
  4. Hasan Cimilit, këto zgjedhje janë ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e tjera në Kosovën e pasluftës!. Më në fund doli dikush hapur dhe në Parlamentin e Kosovës i kundërshtoi pazaret politike, që dëmtonin Kosovën. Kjo ishte zonja Vjosa Osmani, që të gjithëve na bëri krenar. Ajo konfirmoi se Kosova është më e rëndësishme para çdo posti partiak dhe interesi tjetër. Këtë gjë e vlersojmë shumë te znj. Vjosa Osmani. Prandaj, kemi punuar dhe lobuar te të gjithë të afërmit që „“Lista Vjosa“ të votohet masovikisht!. Vjosa Osmani e ka rritur vlerën politike dhe elektorale të numrit 127! Kjo zonjë, pra Vjosa Osmani, po hynë në historinë e demokracisë së Kosovës, e cila u vu në funksion të mbrojtjes së shtetit tonë duke na kthyer shpresën, se më Kosova jonë nuk do të nëpërkëmbet nga askush, siç ka ndoshur deri më tani! Me shpresën e madhe, se Kosova këtë herë do të bekohet, prandaj unë do ta votojë numrin 127!
spot_img

Most Popular

Recent Comments