Sunday, March 7, 2021
Home KRYESORE Dy Drenicat!

Dy Drenicat!

Sulmi që u pa në Skenderaj teksa Albin Kurti po e vizitonte Drenicën ishte nji gjë e turpshme për faktin se kishin dalë një grusht njerëzish të porositur të cilët donin ti jepnin kahje negative vizitës së Kandidatit për Kryeministër të Kosovës në drenicën heroike, vizita në realitet  shihet në Videon 1 më poshtë, aty Drenica i bëri një pritje vëllazërore Albin Kurtit.

Sulme të tilla të porositura sikur që shihen në videon e dytë nuk mund ta ndalin vullnetin dhe përcaktimin e popullit për një ndryshim të madh dhe ndarjen nga e kalura.

Ajo që të bën të irritohesh është qasja e Mediave të Kosovës të cilat po e bëjnë Macën Bullë dhe vazhdimisht provojnë ta fabrikojnë opinionin publikë duke marr për pretekst vetëm videon e incidentit (v2).

Mediat por edhe kundërshtarët e ndryshimit të madh do të duhej ta shohin edhe videon 1 në të cilën vizitë shihet se Drenica e Drejt do ta vendosë vulën e ndryshimit.

Video 1

 

Video 2

 

 

 

Most Popular

Recent Comments