Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREDitari Dardan 28 Dhjetor 2020

Ditari Dardan 28 Dhjetor 2020

Liburn Aliu

Liburn Aliu sot në kuvendin e Kosovës lidhur me buxhetin për vitin 2021 i drejtohet me fjalë të ashpra deputetëve duke thënë se: Sa here qe ju e permendni interesin Madhor e Nacional, Ne e ndëgjojmë Sharrën që e keni ndezë dhe mos e mbeshtillni me interes Madhor e Nacional projekt-propozimin sepse ky propozim është jo-legjitim.

Ai më tutje tha, Jemi në krizë, njerzit po vdesin dhe nëse me të vërtet brengoseni për qytetarin e Kosovës, merrni vendim sot që t’iu vazhdohen pagesat e rrogave qytetarëve të Kosovës deri në mars të vitit 2021, ai gjithashtu tha se projekt-propozimi jo-legjitim ka mangësi të mëdha sepse i është zvogluar buxheti Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit ndërsa janë shtuar fonde për rrugë dhe infrastrukturë.

Revista ZA

Fondacioni Jahjaga, në vazhdim të projekteve dhe aktiviteteve për barazi gjinore, lanson edicionin e parë të revistës ZA. Revista ZA sjellë histori avokuesve për barazi gjinore të cilët kaluan nëpër vështirësi, i dhanë komunitetit shumë nga vetja dhe luftuan për të drejta të barabarta.

Revistën mund ta lexoni këtu: https://online.fliphtml5.com/jkwyr/cknv/

Haki Abazi: Shumica dërmuese e di se kush e mbanë fjalën dhe është në gjendje të lëshoj edhe pozitat e pushtetit për ta mbrojtur interesin kombëtar. LVV ishte e para me 6 Tetor 2019, vetëm me vullnentin qytetar sigurohet 2/3 e parlamentit dhe garantohet transformimi i sistemit qeverisës në vend.

Zgjedhjet që po vijnë janë referendumi për lirinë dhe dinjitetin e nëpërkembur dhe dalje nga izolimi i hekurt që kanë krijuar tradhëtarët e votës dhe të interesit qytetarë!

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Suksesi i Kosovës varet nga puna jonë por edhe nga mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë. Një Kosovë e pavarur, demokratike, e zhvilluar ekonomikisht dhe plotësisht funksionale është jo vetëm e mirë për ne, por është një garantuese për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Aleksander NILAJ & AAOHA

Aleksanded Nilaj me organizatën AAOHA – Shoqata Shqiptaro Amerikane Duart e Hapura dëshiron të falënderojë secilin nga vullnetarët për shërbimin e shkëlqyer që ju keni qenë në gjendje të bëni në të gjitha ato vite dhe në veçanti gjatë Covid19 2020.

Për shkak të shërbimit tuaj të shkëlqyeshëm AAOHA kanë qenë në gjendje të ushqejë mijëra njerëz çdo javë në New York.

spot_img

Most Popular

Recent Comments