Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Diskutime s'ka sepse Marrëveshja për Ndarje është Arritur

Diskutime s’ka sepse Marrëveshja për Ndarje është Arritur

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

16 Qershor 2020

Presidenti Thaçi sot para gazetarëve theksoi se Diskutime për Ndarje Territoriale nuk do të ketë dhe iku pa iu pergjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Natyrisht që diskutime nuk do të ketë sepse ato kanë përfunduar dhe tani Nënshkrimi do të bëhet për Ndarjen e Kosovës pa negociata të mëtutjeshme.

Ndarja e Kosovës Politikë e përbashket Amerikano-Europiane?!

A do të mund ti ndalin cicërimat e Ndarjes të diplomatit Grenell dhe Presidentit Trump nji popull i vogël dhe nji Lëvizje në rritje, kjo është pra Pyetja e Shekullit për Shqiptarët e Kosovës.

Në cicërimen e tij Ric Grenell paralajmëroi me 27 Qershor takimin mes liderëve Kosovar dhe Sërb në Washington DC (WDC) për ta Diskutuar Dialogun në Shtëpinë e Bardhe.

Po të ishte Shtëpia e Bardhë Pijetorja te Martini do ta besoja se janë duke u takuar për të diskutuar për Dialogun, Mirëpo, meqense takimet në Shtepinë e Bardhë nuk bëhen për ta ngritur nga nji gotë raki rrushi apo shljivoVice atherë ajo që Presidenti Thaçi dhe Grenell deshirojnë ta kamufllojnë para syve të popullit të Kosovës është, Nenshkimi i Dorëzimit Final, Ndarjes Finale të Kosovës, quajeni si të doni, Ndarja Brina Ska sepse Marrëveshje Finale pa Negociata nuk duhet të ketë.

Hashim Thaçi në WDC do ta nënshkruaj Ndarjen e Kosovës e cila do të mvishet me petkun e ndonjë donacioni miliardësh për zhvillimin e Kosovës së copetuar dhe do të shitet në publik si e Arritur për të miren e Vendit. Poaqë e rëndësishme sikur shkuarja në Wahsington është se Çfar do të bëjë Vetëvendosje dhe populli i Kosovës.

NDARJA FINALE

A është Ndarja e Kosovës politikë e përbashket Amerikano-Europiane apo pyetja mund të shtrohet edhe kështu: Si u bë Ndarja diçka opcionale për tu Diskutuar në Tavolinë mes Presidentëve Thaçi e Vucic. A eshte ky çmimi i Çlirimit të Kosovës dhe a do ta pranojnë Vetevendosje e populli ndarjen e mveshur me zbukurime dekorative të cilat është duke i Qëndisur Presidenti të na i prezantojë pas ardhjes nga Washingtoni ?!

Sidoqëtëjet, për Serbet ky do të jetë Vidovdani i Dytë dhe do ta festojnë fitoren më të madhe historike, do ta festojnë Betejën e Dytë të Kosovës në të cilën dolën fitimtar pas përpjekjeve 7 shekullore për t’i copëtuar tokat Arbërore. Mbase ju kujtohet beteja e parë në të cilën Serbet Luftuan krahpërkrah Shqiptarve në Aleancen Ballkanike kundër pushtimit Otoman e cila ndodhi me 28 Qershor 1389 dhe e cila betejë i pozicionoi ata si faktorë në Ballkan. Tani Serbet e arritën qëllimin e tyre që do ta kurorëzojnë me 27 Qershor 2020, do ta nënshkruajn dhe Zyrtarizojnë Ndarjen e Kosovës e cila për çudi lehtësohet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i tij Hoti.

Pas ndarjes së Kosovës NUK na duhen asgjë as Artikulli 117 i Kodit Penal të Kosovës që denon Zyrtarët e Shtetit për Tradhti dhe as integrimet Euro Atlkantike. Qështja është SI TË PARANDALOHET NDARJA?!

Është bërë 1 vit nga artikulimi i Ndarjes së Kosovës nga ishAmbasadori Gazmend Pula, ndërsa Mediat në Kosovë ende heshtin karshi Ndarjes.
Video ku Ambasadori flet për Ndarjen e keni në vazhdim:

Video NDARJA e KOSOVËS

Video NDARJA e KOSOVËS DËSHMI nga Ambasadori Gazmend Pula

Posted by Rex Myftari on Sunday, 7 June 2020

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments