Sunday, May 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREDhuna ndaj grave është Shkelje e të Drejtave të Njeriut.

Dhuna ndaj grave është Shkelje e të Drejtave të Njeriut.

Deklarata e Avokatit të Popullit për Ditën Ndërkombëtare përEliminimin e Dhunës ndaj Grave

Prishtinë, 25 nëntor 2020 – Avokati i Popullit, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndajGrave dhe me qëllim të sensibilizimit të opinionit publik, uarikujton institucioneve shtetërore detyrimet e tyre për t’u ofruarviktimave të dhunës mbrojtje të përshtatshme dhe tëmenjëhershme nga rreziku i dhunës. Qëllimi i shënimit të kësajdite, përveç tjerash, është edhe rëndësia që ka për shoqërinësigurimi i respektimit të të drejtave të viktimave të dhunës nëfamilje.

Dhuna ndaj grave dhe ndaj vajzave është forma e përhapur e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Të dhënat tregojnë se një në tri gra në botë ka qenë viktimë e dhunës në familje dhe kryerësi idhunës shpeshherë është një burrë nga familja e ngushtë e viktimës.

Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë periudhës së përhapjes sëpandemisë dhe masave për qytetarët të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, është vënë në dijeni për rritjen e numrit tëraportimit të rasteve të dhunës në familje.

Avokati i Popullit gjithashtu thekson se kufizimet në lëvizje gjatëpandemisë COVID-19  dhe rritja e dhunës ndaj grave obligonautoritetet shtetërore që në të ardhmen të ndërmarrin hapa për tësiguruar që shtëpia të mos bëhet përsëri një vend frike për gratë e vajzat e shoqërisë sonë.

Avokati i Popullit thekson se është i nevojshëm bashkëpunimi ingushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dheshoqërisë në përgjithësi, për ta parandaluar dhunën ndaj grave dhe për të arritur një qëndrim dhe opinion të përbashkët se dhunakundër grave është e papranueshme dhe e pa tolerueshme.

Gjithashtu, Avokati i Popullit përfshirjen e Konventës sëKëshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunësndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) nëKushtetutën e Kosovës e konsideron si një hap pozitiv nëzbatimin e rekomandimit të tij nga ana e Kuvendit të Kosovësdhe shpreson se ky veprim në të ardhmen do të ketë një efektpozitiv lidhur me luftën kundër dhunës ndaj grave. Konventa e përshkruan dhunën ndaj grave si “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe si “formë diskriminimi”. 

Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që dhuna në familje të raportohet te autoritetet, ashtu që t’u jepet mundësiinstitucioneve të veprojnë edhe gjatë kohës së pandemisë, sipasbazës ligjore ekzistuese.

spot_img

Most Popular

Recent Comments