Tuesday, October 20, 2020
Home Personale Deklaratë e përbashkët e Lobit Euro-Atlantik dhe Unitetit Global Alban

Deklaratë e përbashkët e Lobit Euro-Atlantik dhe Unitetit Global Alban

 31 maj 2020 

Ne, dy nga organizatat kryesore të mërgatës shqiptare, që kemi shtrirje në shtetet evropiane dhe më gjerë, duke pasur parasysh gjendjen politike në Kosovë, të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dalim me këtë deklaratë të përbashkët: Gjatë dy dekadave të qeverisjes së Kosovës nga subjektet e ndryshme politike, ka pasur arritje të shumta por edhe dështime, sidomos për faktin se është lejuar të ndërtohet një kulturë korruptive politike, në shpërputhje me interesat e qytetarëve;  Për fat të keq, politika klienteliste dhe ndikimet politike kanë depërtuar në çdo institucion të vendit. Përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; Vendimi që mori Gjykata Kushtetuese, është në kundërshtim të plotë me vullnetin dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës; 

Ne me padurim e kemi pritur një qeverisje ndryshe në Kosovë. Shpresat për ditë më të mira, na u shuan menjëherë dhe kjo do të ketë ndikime negative për vendin; Megjithatë, sado i papranueshëm që është ky verdikt, duhet të pranohet e zbatohet nga të gjitha institucionet dhe subjektet politike në Kosovë; I ftojmë të gjitha subjektet politike që të fillojnë dialogun për caktimin e zgjedhjeve, menjëherë pas kalimit të pandemisë; Deri atëherë, të punohet në propozimet për ndryshimet e nevojshme të kushtetutës dhe legjislacionit për zgjedhjet; Mërgata Shqiptare të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës, me së paku pesë ulëse të garantuara; Të organizohen zgjedhjet edhe në diasporë, në ambasada, konsullata, qendra të kulturës dhe objekte tjera që i posedon mërgata jonë; Si qytetarë të shteteve me traditë demokratike, e përkrahim peticionin dhe referendumet si instrumente të gjetjes së zgjidhjeve për çështje të ndryshme e sidomos kur ka ngërçe të tilla. Poashtu përkrahim protestat paqësore dhe kundërshtimet qytetare ndaj veprimeve që i konsiderojmë të padrejta! Me respekt,

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Shukri Ymeri – kryetar dhe Uniteti Global Alban Nuhi Krasniqi – kryetar

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments