Friday, May 14, 2021
spot_img
HomeBotaDeklarata e Presidentit Joe Biden në Ditën e Përkujtimit Armen

Deklarata e Presidentit Joe Biden në Ditën e Përkujtimit Armen

Çdo vit në këtë ditë, ne përkujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin armenë të epokës Osmane dhe rithekjojmë se do të punojmë për të parandaluar një mizori të tillë të mos ndodhë më kurrë. Duke filluar nga 24 prilli 1915, me arrestimin e intelektualëve armenë dhe udhëheqësve të komunitetit në Konstandinopojë nga autoritetet osmane, një milion e gjysmë armenë u dëbuan, masakruan ose marshuan drejt vdekjes në një fushatë shfarosjeje. Ne nderojmë viktimat e Meds Yeghern në mënyrë që tmerret e asaj që ndodhi të mos humbasin kurrë për historinë. Dhe ne kujtojmë këtë ditë që të jemi gjithnjë vigjilentë ndaj ndikimit gërryes të urrejtjes në të gjitha format e saj.

Nga ata që mbijetuan, shumica u detyruan të gjenin shtëpi të reja dhe jetë të reja nëpër botë, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara. Me forcë dhe qëndrueshmëri, populli armen mbijetoi dhe rindërtoi komunitetin e tij. Përgjatë dekadave, emigrantët armenë kanë pasuruar Shtetet e Bashkuara në mënyra të panumërta, por ata kurrë nuk e kanë harruar historinë tragjike që solli kaq shumë paraardhës të tyre në brigjet tona. Ne e nderojmë historinë e tyre. Ne e shohim atë dhimbje. Ne pohojmë historinë. Ne e bëjmë këtë jo për të hedhur faj, por për të siguruar që ajo që ka ndodhur nuk do të përsëritet më kurrë.

Sot, ndërsa vajtojmë për ata që humbëm, le të kthejmë sytë drejt së ardhmes – drejt botës që dëshirojmë ta ndërtojmë për fëmijët tanë. Një botë e pa njollosur nga të këqijat e përditshme të fanatizmit dhe jotolerancës, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe ku të gjithë njerëzit janë në gjendje ta jetojnë jetën e tyre me dinjitet dhe siguri. Le të ritheksojmë vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme që të ndodhin kudo në botë. Dhe le të synojomë shërimin dhe pajtimin për të gjithë njerëzit e botës.

Populli Amerikan nderon të gjithë ata Armenë që u vranë në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments