Saturday, January 16, 2021
Home Lifestyle EU DEKLARATA E FUNDVITIT

DEKLARATA E FUNDVITIT

Viti që po e lëmë pas, ka qenë tjetër i vështirë, si për shtetet tona ashtu edhe për mërgatën shqiptare. Pandemia e ka vështirësuar ardhjen tonë në atdhe dhe ka ndikuar në mirëqenien e të gjithë neve. 
Edhe në aspektin politik, Kosova është përballur me kriza politike të cilat shpresojmë që do të tejkalohen shpejt dhe do të kthehemi drejt një uniteti më të gjerë dhe progresit të gjithmbarshëm kombëtar.I bëjmë thirrje partive politike që të jenë të matura gjatë fushatës zgjedhore dhe ti ndërtojnë pa vonesa institucionet e reja, në frymë të demokracisë dhe respektit reciprok. 

Jemi të bindur që Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për përkrahjen e mërgatës, të cilën do ta kenë si në çdo fazë të shtet-ndërtimit të shteteve tona.Kohëve të fundit janë vërejtur ofendime të pabaza ndaj nesh nga persona të papërgjegjshëm. Ne jemi pjesë e kombit tonë, jemi të pandashëm nga familjet tona në Kosovë dhe jemi vet Kosova dhe Shqipëria. Prandaj nuk ka NE dhe ATA, ne jemi NJË dhe gojëkëqijtë duhet injoruar sepse qëllimet nuk i kanë të mira apo edhe duhet falur sepse “nuk dinë se çka flasin”. Përçarësit çdo herë i kemi injoruar dhe do ti injorojmë edhe tani. 

Mërgatës që këto ditë kanë shkuar në atdhe, ju dëshirojmë pushime dhe festime të këndshme pran familjeve të tyre, vetëpërmbajtje dhe mos rënie në provokime të rastit, nga ata që nuk na duan të bashkuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta për përparimin e vendeve tona.
Ju lutemi për kujdes, të respektoni këshillat e institucioneve shëndetësore dhe kujdes gjatë udhëtimit.Lobi Euro-Atlantik, si organizatë mbarëkombëtare në shtrirje në shumë shtete evropiane e më gjerë gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitete të shumta në përkrahje të mërgatës dhe shteteve shqiptare.
Angazhimi ynë për bashkimin e plotë të mërgatës shqiptare do të vazhdoj.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar  me seli në Gjermani, i uron të gjithë shqiptarëve festat e fundvitit, me urimet më të mira për të gjithë kombin shqiptar.

Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria, rroftë mërgata e bashkuar shqiptare.

Shukri Ymeri Kryetar

Most Popular

Recent Comments