Wednesday, July 28, 2021
spot_img
HomeKRYESOREÇfar kanë të përbashkëta Non-Paper, 25 Prilli dhe Shqiptaro-Amerikanët?!

Çfar kanë të përbashkëta Non-Paper, 25 Prilli dhe Shqiptaro-Amerikanët?!

Shkruan Avni Abazi, New York

Avni Abazi

Në Kosovë u ngritën të gjithë oponentet politikë kundër shkuarjës se Albinit në Shqipëri që të mbeshtes 3 kandidatët e LVV në zgjedhjet atje. Shikuar nga prespektiva e tanishme, dhe duke e njohur mentalitetin e shqiptarit, besoj që shkurja e Albinit realishte ka krijuar efekt të kundert në elektorat dhe pa dashje veç sa ka motivuar njerz për të votuar Edi Ramën. Pse mund të këtë ndodhur kjo?

Qytetarët tani me e dinë që Edi Rama dhe Hashim Thaqi janë e njejta vijë politike pa çka se Thaqi thirrët si i djathtë e Edi është i majtë. Deri sa po ashtu dihët boterishtë që Edi dhe Albini për shumë arsy nuk përpaqësojnë asgje të përbashkët pa çka së të dytë thonë që janë të majte.

Pyetja është perse Albini mund ti këtë sjell vota Edit, kur në fakt ai ka shkuar për ta demtuar atë siç thonin në Kosovë analistet? Shqiptarët e pa vendosur kur e kanë parë Albinin në fushatë në Shqipëri, gjeja e parë që ju ka shkuar në mendje është “ky shkerdhatë Kosovari” dashka ta marr pushtetin edhe në Shqipëri, dhe normalishte jo që si kan votu kandidatët e tij por në afekt kanë votuar kundërshtarin e tij.

Nga harta red and blue, si asnje here me pare votuesi është përqendruar ne vetem dy forcat kryesore dhe shkuarja e Albinit mendoj që e ka ndihmuar këtë përqendrim vote. Tani një gjë duhët pranuar që opinioni në përgjithsi ka qënë i përgaditur si në Kosovë si në Shqipëri që Edi Rama do të humbë zgjedhjet dhe frika e oponenteve politike të Albinit ka qënë se Albini do ndertoj aleance me Lulzim Bashën dhe mundesia e ardhjës se tyre në pushtet (PDK dhe LDK) do venitëj edhe me tutje.

Asnjë nga tezat që thonin se Albini e la Kosovën se si interson populli i tij dhe po përzihët në punë të brendshme në Shqipëri, nuk qendrojnë! Kritikuesit, thjeshte i friksoheshin thellimit te humbjës karshi Albinit, dhe edhe pse se dojne aspak Edi Ramën, në konstilacion me Albinin i janë gëzuar fitorês se tij! Përndryshe rasti është i ngjajshem sikurse me rastin e fitorës se Joe Biden që i kapi paniku pikërishte këta kritikues, sepse u frikësuan që Albini do të vij në Shtepi të Bardhë si lideri i vetem që mbeshteti publikishtë kandidaturën e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane! Madje nga frika që ardhja e Albinit të mos ndodhë, ose të prolongehet sa më shumë, përkrahësit ma të mdhenjë të Donald Trump dhe Hashim Thaqit u bënë bashke dhe me një emen të ri e po ‘lobojne’ e po “punojnë” nen direktivat e Ric Grenell afër me administratën e re të Joe Biden.

Të kthehemi tek zgjedhjet në Shqipëri, sepse kjo tema e kthimit të ideve për ndarje të Kosovës dhe futja e fjalës “Kompromis” në letrën e fundit drejtuar Presidentes se Kosovës besoj fuqishem e ka burimin pikrishtë të këto levizje të fundit që kanë ndodhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, jo që këta adhurues të Trump-it janë faktor, por se për ‘keq’ edhe mundën me ndihmu Kosovën e shkrete. Ku mbetem?

Pra sikur ta dinin efektin e shkuarjës se Albinit në Shqipëri, vetem sa do e mbeshtesnin, ose të paktën do të heshtnin. Pas krejt kësaj ndodhie në Shqipëri, intersant dhe krejt pa pritë, dolën ‘Non-papers’ dhe filluan të zgjohën analistët që asnjë analizë nuk ju doli e saktë, e humbësit filluan të shohin pak drite në errsirën e tyre ‘të mos dijës për të bërë opozitë’ dhe ‘o burra’ të krijojmë zhurmë në studio televizive, sepse kësisoj ndertohēn opinione për dialogun dhe si për dreq ja bëjnë avokatin Serbisë dukë mbrojtë tema të ndarjës se Kosovës, sepse kjo teme e lendon Albin Kurtin.

Ajo çka vlen të theksohet në këtë rast është se në Kosovë shumë militantë e adhurues të Albinit nuk e kan mbeshtet kualicionin e djathtë dhe kan qënë pro Ramês, gje që tregon pjekuri qytetare, ndryshe nga militantet e PDK-s dhe LDK-s që edhe dreqin, e armikun ma të madh të Kosovës e duan deri sa është kundër Albinit.

spot_img

Most Popular

Recent Comments