Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeBotaEUBritania & UNICEF ndihmojnë 1020 Shkolla në Kosovë

Britania & UNICEF ndihmojnë 1020 Shkolla në Kosovë

UNICEF-i nëpartneritet me Ambasadën Britanike kanështuar përpjekjet për t’i përkrahur shkollatme pako higjienike dhe pako përmësimdhënës për të parandaluar përhapjen e infektimeve mes popullsisë së përgjithshmedhe sidomos në shkolla. UNICEF-i dheAmbasada Britanike po reagojnë ndajnevojave duke shpërndarë më shumë se njëmijë pako që përfshijnë maska, sanitarizuestë duarve dhe mjete të tjera të nevojshmembrojtëse për fëmijët dhe mësimdhënësit. Ndihma ka për qëllim t’i përkrahë edhefamiljet sa më shumë që është e mundur përt’iu ofruar kushte për mbrojtjen e fëmijëve tëtyre përgjatë tërë procesit esencial tëarsimimit.

Sot, UNICEF-i dhe Ambasada Britanikelansuan një nismë të përbashkët, ku Shefi iZyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahindhe Ambasadori i Ambasadës Britanike nëKosovë, z. Nicholas Abbott vizituan ShkollënFillore ‘Daut Bogujevci’ në Komunën e FushëKosovës dhe shpërndanë 27 pako higjienikepër 16 shkolla dhe 30 pako mbrojtëse përmësimdhënësit.

Në Kosovë, njëra nga sfidat më të mëdha nësigurimin e procesit mësimor për të gjithëfëmijët ka vazhduar të mbetet varfëria gjatëperiudhës së pandemisë, e cila vazhdon tëmbetet dukshëm e lartë në Kosovë. Raporti ianalizës së situatës së fëmijëve dhe nënavenë Kosovë, i publikuar në shkurt 2020 ngaUNICEF-i, tregon se përqindja e varfërisë tekfëmijët është 23 përqind, ndërsa 7 përqind e tzre jetojnë në varfëri ekstreme. Sigurimi ipajisjeve të shkollës dhe i pajisjeve mbrojtësenga COVID-19 është një sfidë shtesë për këtafëmijë. Prandaj, ishte e nevojshme të krijohetnjë partneritet i qëndrueshëm për t’iundihmuar fëmijëve në nevojë.

Dëshmitë aktale të mbledhura nga UNICEF-idhe UNESCO tregojnë që zhvillimi i arsimit nëshkolla nuk duket të jetë shkaktari kryesor irritjes së infektimeve, fëmijët në shkolla nukduket se janë të ekspozuar ndaj rreziqeve tëmëdha të infektimit në krahasim me qëndrimin e tyre jashtë shkollave kur janë nëfuqi masat e parandalimit dhe stafi i shkollëspoashtu nuk duket të jetë në rrezik relativishttë lartë në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Z. Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it nëKosovë thekson se “duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për të siguruar që shkollat do të hapen të parat dhe do të mbyllen të fundit gjatë pandemisë COVID-19”. 

Në përgjithësi, kontributi për shkollat me mbështetjen e Ambasadës Britanike përfshin 1,551 pako higjienike për 1,020 shkolla dhe 1,770 pako mbrojtëse për mësimdhënësit e 29 shkollave në tërë Kosovën, duke përfshirëkomunat e banuara nga serbët.

1,551 pakot higjienike për 1,020 shkollatpërmbajnë:  

77,550 L sapun të lëngshëm; 77,550 L sanitarizues për duar; 38,775 L Domestos; 3,102 termometra me rreze të kuqe; 

Ndërsa 1,770 pakot mbrojtëse përmësimdhënësit e 29 shkollave përmbajnë: 

3,540 mbrojtëse të fytyrës; 3,540 maska tëfytyrës; 3,540 maska N95; 1,770 L sanitarizues për duar; 1,770 fletore me mesazhe rreth COVID-19; 1,770 çanta krahume mesazhe rreth COVID-19;  

Z. Nicholas Abbott theksoi që “ishte kënaqësi e madhe të punojmë së bashku me UNICEF-in sot për t’iu ofruar shkollave mbështetje praktike. Në këto kohë të vështira, arsimimi dhe mirëqenia e fëmijëve mbetet prioritet dhe duhet ta kemi gjithmonë në mendje”.

I zhvilluar në këshillim me palët homologe nëministrinë e shëndetësisë dhe arsimit, projektiprej 2.5 milion dollarësh i titulluar Kthimi nëNormalitetin (e Ri) në Kosovë: Përforcimi irezistencës përmes një kthimi të sigurt dhegjithpërfshirës në normalitet në shëndetësidhe arsim pas COVID-19 zbatohet ngaUNFPA, UNICEF, UN Women dhe OrganizataBotërore e Shëndetësisë.

Rreth UNICEF-it
UNICEF-i punon në disa prej vendeve më tëvështira të botës, për të arritur tek fëmijëtmë të pafavorizuar të botës. Nëpër 190 vendedhe territore, ne punojmë për çdo fëmijë, kudo, për të ndërtuar një botë më të mire përtë gjithë. Për më shumë informata rrethUNICEF-it dhe punës së tij për fëmijët, vizitoni www.unicefkosovoprogramme. org. Për më shumë informata rreth COVID-19, vizitoni www.unicef.org/coronavirus. Mësonimë shumë rreth punës së UNICEF-it përvaksinat kundër COVID-19 këtu apo rrethpunës së UNICEF-it për imunizim këtu.

Ambasada Britanike  Kosovë mban dhezhvillon marrëdhënie mes Mbretërisë sëBashkuar dhe Kosovës.

Ne punojmë ngushtë me qeverinë e Kosovëspër një varg çështjes, duke përfshirësundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, të drejtate njeriut dhe sigurinë.

Na ndiqni në Facebook @UKinKosovo dheTwitter @UKinKosovo

spot_img

Most Popular

Recent Comments