Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Bravo Grenell e gjete "Fajtorin" Kurbanin

Bravo Grenell e gjete “Fajtorin” Kurbanin

19 Qershor 2019

Në një intervistë për Fox News Richard Grenell përfaqsuesi i Presidentit Trump për Kosovën e gjeti fajtorin e “thashethemeve” sipas tij rreth Ndarjes së Kosovës. Në video thekson se është duke u ballafaquar me faktin se John Bolton kishte pasur agjendë personale dhe ndarja e Kosovës nuk është politikë e Presidentit Trump.

Richard Grenell Fox News

Kujt ti besohet, z.Grenell që përfaqëson Presidentin Trump i cili sipas të gjitha gjasave ia ka humbur kredibilitetin Amerikës në sytë e botës apo ish-këshilltarit John Bolton i cili në librin e tij të sapobotuar nxerr fakte shokante për Presidentin Trump dhe tani Administrata e tij po e bënë Kurban ish-Këshilltarin John Bolton.

Gjithmon duke iu referuar asaj që po shpërfaqet në publik, Ajo që po mesojmë nga z.Grenell është se John Bolton qenka fajtori i idesë së Ndarjes së Kosovës.

Ne videon ne vazhdim publikuar nga the Washington Post John Bolton me 24 Gusht të Vitit 2018 thot se Politika e SHBAs NUK e përjashton Ndryshimin e Kufijve nëse dy palët, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje mes tyre, shiqojeni në Video:

John Bolton ish-Këshilltar i Presidentit Trump

Si është e mundur që Bolton paska pasur agjendë personale ndërsa tani kur kjo qështje u bë publike gjithandej, tani ai nuk e perfaqson Presidentin Trump dhe Amerikën për idenë e Ndarjës së Kosovës. Për qeshtjen e Ndarjes Bolton e thot qartazi në video se ka konsensus EuroAmerikan. Kjo qështje pra është biseduar prapa kuintave tani e 21 Vite dhe e gjithë kjo është bërë nga Presidenti Thaçi me bashkëpunetoret e tij dhe me Paratë e taksapaguesve te Kosoves fakte këto që po i shohim dita ditës. Qëndrimin e tij pro ndarjes së Kosoves Presidenti Thaçi e bëri publike në konferencen e Alpbach siç mund ta shihni ne video:

Hashim Thaçi Alpbach

Rrena apo Hi Syve ?!

Qysh në vitin 1999 ka pasur zëra për ndarjen e Kosovës. Në intervistën e tij për Democracy Now, me 05 Prill 1999 Noam Chomsky flet per Ndarjen e Kosovës si diçka që e kërkonte Slobodan Miloshevic dhe si opcionale për zgjidhjen e qeshtjes së Kosovës.

Ndiqeni deklaratën e Noam Chomsky gjatë bombardimeve në Kosovë ku flet për ndarjen e Kosovës.

Noam Chomsky Ndarja e Kosoves

Pas këtyre sulmeve ndaj John Bolton dhe fajesimin e tije per agjende personale per ndarjen e Kosoves, Tani Presidenti i Kosoves do te provoj te shpetoj duke e thirrur nji konference te Shpejt per Media e duke u viktimizuar se na paska qene i Mashtruar nga John Bolton.

Në rast se Ndarja e Kosoves paska qene ide vetem Personale e Bolton dhe Presidenti Thaçi paska qene i mashtruar tani e 21 vite qe ka ndjekur politiken e ndarjes se Kosoves, athere sa e deshtuar mund te quhet shoqeria ne te cilen po jetojm, politikberja dhe gazetaria Shqiptare qe tani e 21 vite NUK kane qene ne gjendje qe te gjejne informata kredibile se a do te kete Ndarje apo Jo, se a eshte ky Plan Personal i Dikujt apo eshte plani i Administratave te Amerikes dhe te shteteve te EU e te cilat jane duke u jetesuar permes Presidentit Thaçi.

Zot bone Llugë

Ketyre ujrave te turbullta neper te cilat po kalon Kosova tani edhe po ti shtosh çfardo Përralla tjera si ato zërat e fundit se Ndarja eshte ide personale e Bolton deri te ajo se në Washington DC do te bisedohet per Ekonomi, ato pra, Ujra te Turbullta do te mbesin.

Ajo qe do te ishte e menqur anipse ska kush te beje gjera te menqura ne Qeverisjen Thaçi/Hoti do te ishte te pritet deri sa te kthjellej uji. Do te duhej te mos shkohet ne Shtepine e Bardhe si gjithehere te papregaditur, te mos shpresohet symbylltas sikur nga e kaluara se Gjithmone na ka ra mire kur e kemi ndegjuar Ameriken dhe duhet organizuar zgjedhjet e pastaj Qeveria te kete legjitimitet. 

Po ndarja e mbrendshme e Kosoves dhe Zajednica ide e kujt qenkan, vetem e Thaçit dhe Europes ?!

Presidenti i Kosoves përveç krijimit të konflikteve mbrenda Kosovës arriti që ti shtyej në konflikt edhe SHABn dhe EUn. Perfaqësuesja e EUs Viola von Cramon ne cicërimen e saj ia tregoi vendin z.Grenell duke i thënë: Ndaloj përrallat se ndarja qenka ide personale e z.Bolton dhe bëhu serioz në politikën e jashtme të Amerikës ndërsa z.Grenell ia ktheu asaj duke i thene se EU duhet te mirret me Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

Paralajmërimi tjetër i para një viti erdhi edhe nga ishAmbasadori Gazmend Pula i cili e artikulon shumë mirë në videon më posht se Amerika dhe Europa janë të interesuar t’ia japin edhe Veriun Sërbisë.

Gazmen Pula

Edhe po te ishte e vertet se NUK do te kete ndarje, Era e Qelbur po i vjen agjendes se z.Grenell.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments