Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Bombardimi i Ri i Mitrovicës

Bombardimi i Ri i Mitrovicës

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Sulmi kundër Mitrovicës 2020 para vazhdimit të Negociata të tanishme është i ngjajshëm sikur sulmi Serb në Tregun e Mitrovicës me 13 Mars 1999 i cili poashtu ishte bërë para negociatave të athershme. Qëllimi është Legjitimimi i Pushtetit Serb në Veriun e Kosovës. Për këtë mbase mund të mos jenë te vetëdijshem sulmuesit por këto sulme vetëm në Mullirin e Armikut çojnë ujë.

Mendësia Ta Djegim Mitrovicën e VVs dhe hulumtimet tendencioze po i kaplojnë edhe studiuesit si z.Shkelzen Gashi dhe Gazetarët si z.Enver Robelli por edhe kokëndezurit e lehtë që sulen kundër Mitrovicës. Shkrimet e tyre edhe mund të jenë të rastësishme por edhe të porositura.

Kjo mendësi ështe vetëm vazhdimsi e diskursit të dashakeqasve ndaj Mitrovicës që po vazhdon tani e 20 vite. Në Prishtinë shpesh kam takuar njerëz që më thonin: Shko në Mitrovicë e Çlirojeni Mitrovicën, ndërsa unë i përgjigjem, Hajde Shkojmë Bashkë, Mitrovica është edhe e jotja edhe e Kosovës.

Shkrimi i Enver Robelli ne Koha Ditore
Shkrimi i Shkelzen Gashi ne Profilin e tij ne Facebook

z.Gashi e ngriti zërin për Mungesën e Emrit Elizabeta Hasani në Lapidarin që ishte vendosur për herë të parë me 13 Mars 2000 ndërsa tani u Ri-Vendos nji lapidar i Ri-Rregulluar por me të njejtat informata sikur ai i pari ndërsa z.Robelli shkon aq larg dhe i quan “disa shqiptarë janë racistë ose vetëm qelbësira primitive dhe provinciale”. Do të ishte mirë sikur z.Robelli të guxoj të flas me Emra meqë po flasim për Emra sepse nëse flet për DISA, aty mund të jenë Dy persona në pyetje por edhe qinda mija por edhe miliona “shqiptarë racist e qelbësira primitive e provinciale”, gjithmonë sipas tij. Në mungesë të Guximit dhe Fakteve z.Robelli po e zgjedhë Fyerjen e Shqiptarëve duke i njollosur si racistë e qelbësira primitive dhe provinciale.

z.Gashi dhe zRobellli ku keni qenë qe 20 vite dhe sa herë keni ardhë në Mitrovicë ?!

Informatat që janë shkruar në Lapidar kanë ardhur nga KMLDNJ aty ku edhe ka punuar z.Gashi ndërsa për 20 Vite ai nuk e ka gjetur mungesën e emrit të Elizabeta Hasani sepse Mitrovica për disa sikur z.Gashi është shumë larg, vetëm 37km por prap shumë largë nga komoditeti dhe jo-profesionalizmi i Prishtinës.

Lapidari, Mitrovice Gusht 2020

z.Enver Robelli dhe z. Shkelzen Gashi duhet ta kishin vërtetuar para se të shkruanin se Lapidari me 6 Emra është vendosur në vitin 2000 në kohën kur UNMiK ka qenë pushteti në Mitrovicë dhe meqense tani u bë e ditur se në atë Masakër kanë rënë 7 qytetar zoterinjët para se të vërsuleshin në sulm kundër Mitrovicës do të duhej ta hulumtonin rastin e jo të bëhen të anshëm e ta sulmojnë udheheqesinë e Mitrovicës për qëllimet që i dinë vet ata.

Lapidarin herën e parë e ka përuruar i ndjeri Dr.Bajram Rexhepi ndërsa ky i tanishmi është i TRETI me radhë që eshte ri-rregulluar dhe ri-vendosur me po të njejtit emra sikur herën e parë kur ishte vendosur nga PDK dhe për 20 vite alamet Gazetar e Studiues nuk kanë gjetur fakte se Lapidarit po i mungonte edhe emri i vajzes Rome. Pse Tash ?!

Kjo tregon shumë edhe për Studiuesit edhe për Gazetarët Kosovarë por edhe për të vertetat e njëanshme.

Pa dashur t’ia bej avokatin VVs apo ndonjë partie tjetër, Sulmet e parreshtura ndaj Mitrovicës vetem sepse administrohet nga VVja janë tëper cinike por edhe jo-profesionale nga Studiuesi Gashi, Gazetari Robelli dhe të tjerë që po sulen me egërsi ndaj Mitrovicës për një Gabim te cilin nuk e ka bërë VVja. Sulmet ndaj Mitrovicës në këtë kohë para vazhdimit të Negociatave me Serbinë mbase kanë qëllime tjera të cilat do të duhet ti sqaronin zotërinjët në fjalë.

Gjithashtu, nga aspekti profesional, këto sulme janë të njëanshme dhe kundër çdo etike publicistike apo gazetareske. Për më tepër ato tregojnë që Hulumtimet janë të dyshimta për vetë faktin se emri i vajzes Rome mungon qe 20 vite në atë Lapidar dhe anipse Shkelzen Gashi ka punuar për KMLDNJ, nuk e ka zbuluar këtë fakt deri tani dhe nuk ka qenë në Mitrovicë për ta hulumtuar rastin tani e 20 vite. Kjo flet shumë për studiuesin dhe gazetarin por edhe për të tjerë të cilet po e slmojnë Mitrovicën.

Njoftimi nga Komuna e Mitrovices

Në ketë ofanzivë kundër udhëheqjes komunale të Mitrovicës po keqpërdoret në mënyrë më të paskrupullt emri i vajzes Rome edhe përkundër faktit që Kuvendi Komunal i Mitrovicës me datë 13 Prill 2019 i kishte ftuar publikisht të gjithë ata që kanë fakte të paraqiteshin në komunë dhe ti depononin faktet për të masakruarit dhe plagosurit të asaj dite në Tregun e Mitrovicës me 1999.

Ajo që mund të nxirret nga këto publikime të reja rreth emrit të vajzes Rome është se Gabimi është bërë dhe Lapidari duhet të përmirsohet por edhe duhet të hulumtohet rasti nëse kjo është bërë me qellim dhe kush e ka bërë këtë gabim kaq të madh për të cilin nuk bën të akuzohet Mitrovica por keq-bërësit eventual dhe Pse Tani, cili është qëllimi i “bombardimit” të Mitrovicës së vitit 2020.

Mitrovica mbase nuk e ka kryetarin më finok apo elitist, megjithatë, Shtremberimi i situatës me qasje sulmuese ndaj Mitrovicës tregon më shumë për Sulmuesit të cilët nuk bëjnë asgjë për Mitrovicën por janë të gatshëm ta keqpërdorin për interesat e tyre hulumtuese dhe gazetareske.

Kjo qasje Ta Djegim Mitrovicën e VVs e ka sjellur Kosovën para nenshtrimit të ri Sllav dhe kapitulimit politik të Prishtinës para bashkësisë ndërkombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments