Thursday, May 19, 2022
spot_img
Home Blog

Senatorët Amerikan kërkojnë nga Serbia ti vëjn Sanksione Rusisë

0

19 Prill 2022

Siç raporton AP, Delegacion i Senatit Amerikan të martën i kërkoi Serbisë t’i bashkohet pjesës tjetër të Evropës dhe ti vendosë sanksionet kundër Rusisë për masakrën e saj të përgjakshme në Ukrainë.

Edhe pse Serbia votoi pro tri rezolutave të OKB-së që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, ajo nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Senatorët Amerikan Chris Murphy (D-CT) majtas, Jeanne Shaheen (D-NH), në qendër dhe Thom Tillis (R-NC) djathtas (AP Photo/Darko Vojinovic).

Serbia varet pothuajse tërësisht nga furnizimet ruse me energji. Vuçiq ka thënë se vendosja e sanksioneve kundër aleatëve tradicionalë sllavë në Moskë do të ishte katastrofike për Serbinë.

Ndërsa Senatorët u shprehën se Tani është koha e unitetit Evropë Amerike në mbrojtje të Ukrainës.

PARADA SHQIPTARE 2022 – i DEDIKOHET DIBRËS

0

New York – 15 PRILL 2022

Parada Shqiptare 2022 i dedikohet DIBRËS!

Faleminderit Ambasadorit Shqiptar në Kombet e Bashkuara z.Ferit Hoxha qe na mundosoj ambjentet e ambasades Shqiptare për kete takim.

Çdo vit organizata Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots ia dedikon paraden nje kauze ose krahine te Shqiperise Etnike.

Simjet organizata Rrenjet Shqiptare bashkë me organizatat prezente ne mbledhje ja dedikuan paraden e rradhes DIBRËS.

Ne mbledhje u diskutuan disafakte dhe u shpalosen rregullat e reja per pjesmarrjen ne parade. Vitet e kaluara organizatat me pjesmarrje me te gjatene parade kan passur te siguruar vendin e tyre ne renditje te parades.

Simjet rregullat u ndryshuan dhe renditja do behet sipas organizates/grupit qe ben performance me te mir the te bukur ne parade.

 Tre vitet e fundit Shoqata Atdhetare Dibra eshte votuar si shoqata me e organizuar dhe me profesjonalja ne pjesmarrje te Parades Shqiptare.
Moren pjese Shoqatat: Federata Pan Shqiptare Vatra, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Kraja, Shoqata Ulqini, Grupi Rozafati, Shkolla Meso Shqip, Albanian American Pharmacists Association, Albanian America Law Enforcement Association, Albanian American Cultural Center NJ and Albanian Roots at St. Francis College.

Boardi Drejtues i Parades Shqiptare i bën ftesë, artisteve, sportistave dhe personazheve shqiptare qe deshirojn ti bashkohen parades shqiptare të na kontaktojne tek AlbanianRoots@gmail.com

Faleminderit dhe mirupafshim ne Paraden Shqiptare me 11 Qershor 2022.

Marko Kepi

Albanian Roots ~ Rrenjet Shqiptare

May-Linda Kosumovic: Pasioni dhe Dashuria për Aktrimin

0

Nga E.B., Nju Jork

May-Linda Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári. 

Mund të na tregoni për veten tuaj?

Kam lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.

Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë? 

Disa filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human, Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark – HBO Europe. 

Projektet e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me regji të Dren Zherkës. 

Cilat projekte artistike do veçonit?

Ka shumë projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi. Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë, fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për te eksploruar gjatë procesit.

Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin “Mirësevini në Utmark”?

Elena është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.

Skenari ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.

Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore? 

Të bësh diçka që të pëlqen për të jetuar – me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por nuk po punoj.

Çfarë hobi të tjera keni? 

Unë në fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi. Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.

Cili është projekti juaj i rradhës

Aktualisht jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.

A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?

Unë kam qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.

300 ÇANTA dhe 10mijë MASKA NË MBËSHTETJE TË NXËNËSVE

0

Ditëve të fundit jemi dëshmitar të rritjes enorme të shifrave me të infektuar me COVID në Kosovë. Pjesë e debatit për masat që duhet ndërmarr, pashmangshëm është edhe vijimi ose mbyllja e shkollave. 

Qendra OAZA ka pranuar një donacion bamirës inicuar nga Aleksander Nilaj me organizaten e tij AAOHA – Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura me seli në Nju Jork të SHBA-së.

Dhuruesit zemërgjerë për nevojat e popullatës, gjegjësisht nxënësve tonë, i kanë dhuruar 300 çanta shkollore dhe 10000 maska. 

Qëllimi i këtyre të mirave është ardhja në ndihmë nxënësve për të vijuar mësimin pa u penguar për shkak të mungesës së çantës ose maskës. 

Falë bashkëpunimit me tri shkollat fillore të Fushë Kosovës, arsimtarët kanë identifikuar nxënësit më në nevojë që mund të përfitojnë nga ky dhurim bujar. Përveç çantave, të gjithë nxënësit kanë pranuar maska që t’i bartin gjatë procesit mësimor dhe jo vetëm. 

Drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” të Fushë Kosovës z.Ismet Gashi u shpreh mirënjohës për këtë donacion. Ai tha se kjo është një ndihmesë për nxënësit që arsimtarët e tyre i kanë identifikuar. Në emër të kolektivit shpreh falënderimit e mia për Qendrën OAZA dhe donatorin nga Amerika “Duart e Hapura. Ju faleminderit!” Të kënaqur me këtë ndihmë u shprehën edhe pedagogët e shkollës të cilët me vetëmohim po e rrisin brezin e së nesërmes. 

Driton Krasniqi nga Qendra OAZA u shpreh: “I shpreh falënderimet e mia Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” nga Amerika për këtë donacion. Shpresojmë që sado pak të jemi ndihmesë për këta fëmijë dhe familjet e tyre duke iu lehtësuar dosido një pjesë të barrës së tyre sa i përket shkollimit për këtë vit”. 

Ky është viti i gjashtë i bashkëpunimit tonë të pandërprerë me shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Shkolla bart emrin e atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare. Në këtë kontekst kujtojmë fjalët e bashkëkohësit të Gramenos z. Gjerasim Qiriazi i cili veprimtarinë e tij e përmblodhi në një fjali: “Miq për Perëndinë, Dritë për Popullin, Uratë për Mëmëdhenë”.  

Sot (21 Janar 2022) janë shpërndarë 3200 maska dhe 210 çanta ndërsa të Tjerat do të shpërndahen diteve në vijim.

Falenderojmë:

Bruno Filda Alba Shipping për transportin falas nga Amerika në Durrës dhe Driton Krasniqi për pranimin dhe transportin Durrës-Prishtinë.

Serbia duhet të ndjekë shembullin Gjerman

0

Sipas profesorit Alon ben Meir njohësit të çështjes Shqiptare dhe të zhvillimeve ballkanike, ajo që duhet të bëj Serbia është ta ndjekë shembullin e Gjermanisë rreth luftërave dhe dëmeve që i shkaktuan në ballkan përkatësisht evropë.

Në një Cicërimë ai shkruan si vijon:

Gjermania mori përgjegjësinë për krimet e saj të tmerrshme në Luftën e Dytë Botërore, siguroi kompensim dhe kontribuoi masivisht në rindërtimin e shumë prej asaj që shkatërruan gjatë luftës në shumë qytete evropiane.

Postimi nga Twitter

Kosova qender e organizimit të Ankandeve me vetura nga Europa AutoNet – Platforma e ankandeve online ​

0

Të gjithë adhuruesit e veturave tani kanë mundësi të bëhen pjesë e ankandeve europiane online dhe mund të zgjedhin veturën e tyre të preferuar në mënyrë shumë të lehtë, të shpejtë, të sigurtë dhe me një kosto më të lirë.

AutoNet ka krijuar platformën online www.bidautonet.com për ta bërë më të lehtë qasjen në tregun europian të veturave dhe mundësinë për të blerë vetura të markave të ndryshme. Të gjitha veturat të cilat publikohen për shitje në Autonet, janë vetura të mirëmbajtura dhe me histori të plotë të serviseve.

http://www.bidautonet.com/

Para publikimit i nënshtrohen inspektimit nga kompani të licencuara në vendet e bashkimit evropian dhe garantojnë respektimin e të gjitha standardeve duke përfshirë edhe standardet lidhur me ndikimin në ambient. Qytetarët dhe bizneset nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e shohin si shumë të përshtatshme mënyrën e blerjes së veturave përmes ankandit online për shkak të përparësive që ofron bidautonet.com

E para- Çmimet në ankande gjithmonë janë më të lira se çmimet e tregut.

E dyta- Kualiteti i veturave është i garantuar dhe gjendja e veturave është e paraqitur në mënyrë reale përmes raporteve të inspektimit, historisë së mirëmbajtjes dhe fotografive të dhëna në detaje.

E treta- Procesi i blerjes është i shpejtë, i lehtë dhe ekstremisht transparent, me ç’rast i ofron klientëve besueshmërinë dhe sigurinë që të blejnë vetura përmes platfomës online.

Sipas pronarit të AutoNet Nexhdet Abazi interesimi i klientëve nga Kosova dhe rajoni për të marrë pjesë në ankande dhe për të blerë vetura qoftë për përdorim privat apo për nevoja të bizneseve të tyre është shumë i madh. Ne I’u kemi mundësuar qindra qytetarëve dhe bizneseve të blejnë veturat e tyre të preferuara përmes një procesi shumë të lehtë dhe maksimalisht të sigurtë.

AutoNet, vazhdon me zhvillimin e ankandeve të veturave, duke publikuar qindra vetura për shitje çdo ditë dhe të mbështesë klientët duke ofruar konsulta falas dhe shërbime për pjesëmarrje në ankand e deri në dorëzimin e veturës te klienti. AutoNet siguron Çertifikatën e Origjinës për brendet e caktuara të cilat mundësojnë lehtësira doganore në kuadër të MSA.

HUMANISTI ALEKSANDËR NILAJ DHUROI 1100 DOLLARË PËR FUSHATËN E VATRËS

0

New York, VATRA

Humanisti Aleksandër Nilaj dhuroi 1100 dollarë për fushatën e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në mbështetje të gazetës Dielli dhe të Federatës Vatra. Z.Nilaj erdhi në Vatër familjarisht për të dhënë mbështetjen e tij me dashuri e përshpirtshmëri dhe u bëri thirrje edhe familjeve e patriotëve të tjerë shqiptarë që të mbështesin pa hezitim Vatrën e Diellin si një mbështetje për atdheun në respekt të rolit dhe kontributit që Vatra e Dielli kanë dhënë prej më shumë se 1 shekull për çështjen kombëtare.

Aleksandër Nilaj është modeli i patriotit të flaktë, atdhetarit të madh, veprimtarit të dalluar dhe bamirësit të përshpirtshëm që udhëheq projektin e bamirësisë me shoqatën e tij Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA). Përgjatë gjithë pandemisë globale dhe në vazhdim, Aleksandër Nilaj ka mbështetur pa kushte të gjithë njerëzit në nevojë me veprat e tij të bamirësisë në shpërndarjen e ushqimeve, veshmbathjeve, ilaçeve, pagesa qerash, karroca për invalidët, materiale shkollore e shumë ndihma të tjera duke ndihmuar jo vetëm patriotët shqiptarë por këdo që ka pasur nevojë për ndihmë në ditë e kohë të vështira.

Parimi i bamirësisë së z.Nilaj dhe skuadrës së vullnetarëve bamirës është: “Aty, ku njerëzit kanë nevojë, askujt të mos i mungojë diçka dhe askush të mos ndjehet i vetëm”. Shoqata Shqiptaro Amerikane “Albanian American Open Hand Association Inc (AAOHA) e drejtuar nga Aleksandër Nilaj u është gjendur pranë patriotëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e në të gjitha viset ku jetojnë e punojnë shqiptarët.

Vatra dhe Dielli i shprehin mirënjohje për gjestin e tij patriotik e falenderojnë dhe i shprehin respekt e krenari për bashkëpunimin e sinqertë e shpirtin e tij të madh humanist e patriotik.

Dridhje në Veri

0

Shkruan Ramazan Bekteshi

Një si ‘Tërmet tektonik Ballkanik’ e përfshiu javën e kaluar Veriun e Kosovës me epiqendër në Bërnjak dhe Jarinje, jehona e të cilit sikur e tejkaloi atë ‘tërmetin’ e trazirave të 17 marsit më 2004 ku 19 vetë humbën jetën. Ky ‘tërmet’, me epiqendër në veri të vendit tonë solli një panik të paparë. ‘Tërmeti’ ndodhi në Kosovë por paniku u shkaktua në Serbi, nga traumat e të cilit Vuçiqi përfundoi në spital.

Vuçiq me arsenalin e tij ushtarak i provokoi shqiptarët në jug, ishin ato bishat fluturuese, apo reliktet që u ngjanin fluturakeve të luftës se II-të botërore, duke u përpjek të shkaktoj panik te shqiptarët si gjatë të 90-tave, ai po ashtu u përpoq të kërcënoj NATO-n me ultimatum 24 orësh por edhe BE-në. Kjo lojë e ndytë e turpëroi keq luftënxitësin dhe kriminelin Vuciq.

Kush e shkaktoi ketë dridhje ‘tektonike’, aksioni në veri për rend dhe ligj, a ishte “Stuhia, Albini-Vjosa”, që shkaktoi jehonë në katër kontinente dhe zgjoi ndërgjegjen e fjetur të Bashkimit Evropian që e lejuan Serbinë me donacione të (BE-së) të armatoset nga Rusia e Kina. Aksioni ne veri zgjoi ndërgjegjen e civilizimit  që t’a kuptojnë se sa larg ka shkuar “Open Ballkani” i Vuçiqit dhe Ramës, dhe më në fund, ky ‘tërmet’ e bëri të pamundur takimin e radhës të Ballkanit të Hapur të Novi Sad-it.

Derisa, Vuçiq provokonte nga ajri me aeroplanë, e në tokë duke sjell protestues nga Mali i Zi e Sanxhaku, duke sjell tanke e autoblinda nga Rashka, dhe ambasadorin rus në kufi me Kosovën, Shqipëria heshti, Rama s’kishte asnjë fjalë qortuese për Vuçiqin, kur ai ishte në kulmin e kërcënimit dhe marrëzisë së tij, Rama nuk u tha serbëve se; nëse ju keni të drejtë të kujdeseni për vëllezërit tuaj edhe ne kemi të drejtë të kujdesemi për vëllezërit tanë, derisa deklarata  e ambasadorit të Ramës në Kosovë, ‘Minxhoz Bixhozi’ i shkon për shtati Vuciqit, duke llomotitur se Shqipëria nuk do të intervenoj në veri, valle çfarë nami dëshironte të shprehte ambasadori me ketë thënje.

Edhe opozitës në Kosove s’i pëlqeu pse “Stuhia, Albini-Vjosa” që e shkaktoi këtë ‘tërmet’ në Veri, e që Vuçiqit i shkaktoi ‘panic attack’. Ata e kritikuan Kurtin, sepse ai tregoi kurajë që të zbatoj reciprocitetin për targat, një marrëveshje e sjellë më herët por që s’patën guxim ta zbatojnë derisa ishin në pushtet. Opozita edhe suksesin e quan dështim, e quan fushatë zgjedhore, por në fakt ata e lan fushatën dhe rrezikuan duke implementuar reciprocitetin e vonuar të tyre.

Në Prishtine, ditë e natë, ‘Sputniku’ serb vepron lirshëm në disa ‘TV stanica’, për çdo natë bënë spektakël duke promovuar defetizëm, përçarje, e nihilizëm, njësoj si simotrat në Tiranë me ‘provokacia-t’ e Mustafa Nanos e Jazexhinjtë.

Derisa, kjo PDK-ja, kur Thaçi e Vuçiq kërkonin këmbim territoresh, ajo heshte, por tash kur mbrohet shtetësia, ajo ankohet pse Forcat Speciale shkuan në veri, sa shpejtë harruan sa keq e plaçkitën shtetin, sa marrëveshje të këqija i sollën Kosovës, duke filluar nga falja e Çakorrit e deri te Zajednica, edhe pse  për këta të dyja Thaçi ua lenë fajin Haradinajt e Mustafes, por në fakt që të tre ishin autorët famëkeq. Opozita kurrsesi të gjen rrugën e konstruktivitetit, por syrin e ka vënë si të kthen pushtetin e humbur.

Vendimi i qeverisë për veprim në veri ishte dinjitoz, ajo mori një vendim të guximshëm, ajo nxori në pah se Forcat Speciale të policisë janë profesionale, të trajnuara fort për sfida qytetare, ajo e fitoi këtë betejë në mënyrë triumfale, edhe pse në një ambient të rrezikshëm e provokues, ajo e përmbushi misionin e saj me guxim e përpikëri. Kjo qeveri, me të mirat e të metat e veta, është duke e kthyer dinjitetin dhe shpresat e humbura qytetarit.

‘Tërmeti i Veriut’ ishte një test dhe një ekuacion, një uverturë që pat një “happy ending”, që shkundi ndërgjegjen e fjetur të bashkësisë ndërkombëtare që vazhdon tu besojë fabulave të Vuciqit, derisa kryefjala dhe kallëzuesi ishin qeveria dhe Forcat Speciale të PK-së. Kjo nuk ishte një sagë zhylverniane, por një akt epik që sensibilizoi opinionin ndërkombëtar, dhe një tregim e një sprove suksesi, pa viktima dhe me faqe të bardhe, Forcat Speciale të policisë kthehen në bazë triumfalisht dhe si heronj!

Grenell, ky ‘ujk’ i mjegullës, pse i sillet vërdallë Kosovës, prej Beligradi në Tiranë

0

Shkruan: Ramazan Bekteshi

Grenell është sozia e Presidentit Trump, ata të dy e zhgënjyen fort Amerikën me veprimet e tyre të çuditshme, dy veprime diletantësh që e armiqësuan Amerikën gati me tërë botën, por mbetën miq vetëm me Korenë Veriut, Rusinë dhe Serbinë. Ata, armiqësuan dhe e dogjën Amerikën me demonstrata masive, anti-raciale, ‘Black Lives Matter’ (BLM) , dhe më në fund ia vunë flakën edhe Kapitol Hill-it, dhe mu aty ranë që të dy.

Roli i Grenell-it karshi Kosovës që në fillim ka qenë armiqësor, sepse ai në kohë pandemie e rrëzoi qeverinë legjitime kosovare përmes vasalëve të tij: LDK-së, PDK-së, AAK-së. Në kohë pandemie ai ia mohoi Kosovës Fondin MCC, iu kërcënua Kosovës me tërheqje trupash e mbyllje të Bondsteel-it. Ai përdori gjuhën e frikës dhe bullizmin, e barazoi viktimën me kriminelin, ai u mundua të sajoj një histori e gjeografi të paqenë të Kosovës me bosin e tij, ai e shkeli rëndë Konventën e Vjenës.

Grenell, me ndihmën e Hotit dhe argatëve të tij që e sollën në pushtet, në Marrëveshjen e Uashington-it e inkorporuan “minishengenin”, moratoriumin, por e hoqën pikën ku kërkohej njohje reciproke. Pse sot nuk flitet për tradhtinë e Hotit, edhe pse ai e legalizoi ‘minishengenin’ në DC. Pse Grenell i thotë Kosovës të respektoj ‘minishengenin’ por jo dhe Vuçiqit që të zhvendos ambasadën serbe në Jerusalem.

Tani, pas rënjes, Grenell sërish na rishfaqet në Ballkan, si një ‘ujk’ dinak që e do mjegullën, si njeri i papunë, i gjen vetes punë kur Ballkani ka stuhi. Ai na shfaqet herë në Beligrad e herë në Tiranë, sepse në këto dy qendra misioni i tij mbeti i papërfunduar, sepse në këto dy qendra ai i duhet Ramës e Vuciqit, sepse ata përpara se të ‘mbyten’ kapen edhe për një fije kashte si që është Grenell, tani.

Grenell, në ‘cicërimën’ e tij të fundit i provokon keq shqiptarët duke thëne: “Sot ne i nderojmë heronjtë e #Vidovdanit. Ne këtë datë më 1389, filloi beteja kundër turqve në Kosove. Sot është dita e përkujtimit për Princin Shën Lazari dhe për martirët e shenjtë serbë.”

Kjo ‘cicërimë’ e Grenellit do të duhej të ishte një sinjal shumë serioz për shqiptarët, një rënkim dhe ulërimë ogurzezë e tij kundër shqiptarëve, sepse ai merret me një të pavërtetë historike, me një mit që mundohet t’a shndërroj në një realitet. Beteja e Kosovës ishte një koalicion Ballkanik ku shqiptarët u shquan në luftë, kjo nuk ishte një betejë me luftëtarë puro serbë siç propagandon lobisti serb, Grenell, jo se ai nuk i din këto, por sepse ashtu dëshiron. Ai dëshiron që të përkrah marrëzitë serbe, sepse serbët janë të vetmit në botë që kremtojnë betejat e humbura.

Ky veprim dashakeq i ish-ambasadorit Grenell, në vend se ti irritoj politikanët shqiptarë, ata njëlloj si HTH që ia dha dekoratën ‘Mik i Kosovës’ sillen me plot admirim. Presidenti Meta, për agjendën e tij meskine po ashtu e fton Grenell-in në Tiranë, valle pse? Rama po ashtu i kërkon ndihmën e tij për të jetësuar ‘ish-minishengenin” e tij të Hotit dhe të Vuçiqit.

A do t’ua mbush deshirat talismani/hajmalia e Grenellit ‘hijeve’ të Ballkanit, Ramës, Vuçiqit dhe Metës, a do te kursehen ata nga pellgu i pafund marrëzirave tani te shoqeruar edhe nën ritmin e muzikës serbe të Bregoviqit, apo kjo do të shndërrohet në ‘provokacija’ dhe në një muzikë të përmortshme dhe një REQUIEM si ai i Mocartit për ‘minishengenin’, për kleptokracinë dhe këta të tre sëbashku.

Kryeministri Shqipërisë n’a e solli ‘ujkun’ në derë, e për ketë, një fjalë popullore thotë: “Paç faqen e bardhe si bythë e kusisë”,– Kryeministër! Shporrja e Ramës dhe shkuarja në Hagë e Vuciqit për krime kundër njerëzimit, vetëm sa s’kanë ndodh. Kryeministri Rama n’a ndau dhe vazhdon të n’a ndajë tmerrësisht keq, tërbimi i tij është më i rrezikshëm se sa lëvizjet qarkore në mjegull të ‘ujkut’ Grenell.

Misioni i Ramës në Shkup, një thikë Kosovës

0

shkruan: Ramazan Bekteshi

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia shtoi trishtimin Kosovës. Kur Kosova pritet të hy në dialog vendimtar me Serbinë, kryeministri Rama ia ka kthyer shpinën Kosovës duke përqafuar ‘vëllain’ e tij Vuçiq, që paradoksalisht ky i fundit ka pas gisht të drejtpërdrejtë apo indirekt në të gjitha masakrat e popullatës civile në Kosovë, ai është ndër fajtorët kryesor për gjenocidin e fundit në Kosovë.

Kryeministri Rama zgjodhi dy mentorët e tij kosovarë, Shkëlzen Maliqin dhe Baton Haxhiun, dy ish bashkëpunëtorë të regjimit jugosllav që t’ia bëjnë punën e PR-it me Serbinë, dhe ata e bënë punën me zell e shkëlqim, e larguan Ramën nga Kosova dhe ia afruan Serbisë, sot kryeministri Rama është më i afërtë me Vuçiqin se sa me Kurtin, biles ai edhe e paditi në gjyq ish- Kryeministrin Haradinaj derisa ishte në detyrë, injoroi kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani derisa ajo iu drejtua parlamentit shqiptar, dhe vazhdon të injoroj kryeministrin Kurti për refuzimin e tij qe ia bënë Minishengenit.

Sot regjimi i Ramës e ka plandos rëndë vendin, DASH-i thotë se Shqipëria është burim i kanabisit dhe vendi transit për kokainë dhe heroinë, derisa Freedom House konstaton se demokracia në Shqipëri çdo ditë po rrëshqet. OKB-ja (ARCC) e vënë Shqipërinë në kampin e krimit dhe varfërisë, derisa Transparency International thotë se Rama punon dhe sajon ligje për oligarkët e tij. OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit flet për vjedhje industriale të votave të orkestruara nga vetë kryeministri Rama.

Revolta dhe mllefi im drejtuar Ramës:

Z. Kryeministër, në sytë tuaj të zgurdulluar shoh një urrejtje dhe dy sy, si dy bunarë të thellë e pa ujë, derisa në fytyrën tende “stoned” nga substancat e ndaluara shoh një shkretinë e dëshpërim. Kështu është shprehja e fytyrës tënde kur flet me shqiptarët por jo edhe serbet.

Sot, në Shkup gjatë Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i njohur si ‘minishengeni’ i rrethuar nga miqtë tuaj Vuçiq dhe Zaev, u vërejte se sytë tuaj vezullonin nga hareja, dhe goja juaj zakonisht e deformuar e cinike sikur kishte marrë trajtë normale sot, sepse sot me gojën plot qejf llomotisje me ‘vëllain’ tënd Vuçko.

Sot dukeshe si një mburravec i lumtur rrugëve të Shkupit, veshur me brekushkat tuaja prej talibani. Ju, trojka e turpit e pësuat edhe disfatën e radhës, dhe me ndërrimin emrit “Open Balkans”, i bëtë edhe një favor shtesë Vuciqit, baltose Shqipërinë, e Kosovës ia fute edhe një thike pas shpine. Pse z. Kryeministër i besoni integrimit Ballkanik të Vuçiqit pa e njohur ai Kosovën?

Z. Kryeministër, a s’ju vjen turp që përçoni idenë serbomadhe, s’ju vjen turp që ‘vëllai’ yt ishte protagonist i masakrave masive, derisa sot ai i lë të lirë të gjithë kryesit e krimeve. Si keni ndërgjegje të rrini krah-për-krah me zëdhënësin e Millosheviqit që nuk ndërmori asgjë ndaj ekzekutorëve të familjes Jashari, masakrës më të madhe të një familje të vetme që Evropa s’e mban mend.

Z. Rama, a s’ju vret koshienca sepse yt ‘vëlla’ Vuçiqi ishte një ndër shkaktarët e vrasjes së 13 mije civileve, 1.400 fëmijëve, 1.800 femrave, çnderimit të 20 mijë femrave, disa nga viktimat vajza të mitura, e disa të tjera pas dhunimit u vranë.

Po, ju zoti Kryeministër i Shqipërisë, a e ndieni rënkimin e viktimave, ofshamën e familjeve, për aktet barbare të njerëzve të Vuçiqit, kur ata zienin koka shqiptarësh për t’i bërë llamba tavoline, kur foshnjat i thernin derisa në barkun e nënës, e disa derisa ishin në djep. A keni mëshirë për të zhdukurit, për ata që u dogjën në furra fabrikash, për fshehje të varreve masive nëpër Serbi, apo hedhje kufomash në lumenj e liqe.

Dhe për fund z. Kryeministër, ju vasali i Serbisë, që instalove kultura antikombëtare në Shqipëri si të llojit të Jazexhinjëve, M. Nanove etj., instalove kulturë të mohimit kombëtar e të historisë sonë, rrite krimin dhe degradove demokracinë, e shtetin gjatë qeverisjes tënde e vërshuan të ligat, mosbesimi e turpi.

Kosova ka nevojë për projekte evropiane e jo serbe, derisa ju me aktin tuaj sot mundoheni t’ia zgjatni jetën politike një krimineli, zëdhënësit të çetnikut Sheshel që ia shkaktuan Kosovës gjenocidin e trete, siç thotë me të drejtë kryeministri Kurti.