Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESOREBlack Friday vs White Cuma

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa Turqizimit “islamizit” të ri të Kosovës.

E xhymaja apo e Premtja e Bardhë në Kosovë vjen si kundërpërgjigje ndaj BlackFriday traditës perendimore të lirimit të Çmimeve të Nëntorit të cilat e paralajmërojnë fillimin e festave të fundvitit sipas kalendarit gregorian e ato Festa janë Festa e Falenderimeve, Kërshëndellat dhe Viti i Ri.

Si duket në Kosovë makineria propagandistike Turke ka filluar ti shtrijë tentakulat në zëvendësimin e Black Friday me termin White Cuma.

White Cuma çfar paralajmëron sipas kalendarit islam?!

Tendenca për ta islamizu Kosovën tani po shtrihet drejt tentimit të zëvendësimit të trendeve perendimore me alternativa Turke të ndikuara nga Sulltani i Ri presidenti Turk Erdogan.

A do të jet ky rreziku i radhës për Kosovën, ndarja sipas përkatësisë fetare dhe investimet marramendëse në ndryshimin pamor të Kosovës ku në çdo pikë orientuese janë duke u ndërtuar Xhamija të reja me Minare ndriquese të cilat të japin përshtypjen se ndodhesh në një vend islamik e jo në zemër të Evropës.

Kjo pra është pyetja në fillimin e dekadës së tretë të Shtetit të ri të Kosovës.

spot_img

Most Popular

Recent Comments