Thursday, May 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREBiden më Afër Fitores

Biden më Afër Fitores

Teksa po numrohen fletvotimet të cilat kanë ardhur me postë po ngushtohet epërsia e Presidentit Trump në Pensilvania dhe Georgia. Biden tani është më afër Fitores sepse epërsia e tij në Arizona është e konsiderueshme dhe mund të jetë vendimtare shumë shpejt.

Nevada është duke anuar kah Biden por edhe trendi i numrimit të fletvotimeve të fundit e nxjerr Bidenin Fitues.

Fletëvotimet me postë janë 3 me 1 në favor të Biden. Ajo që duhet të kuptohet lidhur me fletëvotimet me postë është se tani e 6 muaj më parë Biden u kishte bërë thirrje elektoratit Demokrat të votojnë përmes postës ndërsa Presidenti Trump i dekurajoi simpatizantët Republikan ta bëjnë këtë duke menduar se do të mund ta ndalonte numrimin me postë.

Fletëvotimet me postë në Pensilvania kishin filluar të numrohen vetëm pas përfundimit të fletëvotimeve të ditës së zgjedhjeve prandaj Trump kishte llogaritur ta ndalonte numrimin e fletëvotimeve me kusht dhe atyre me postë.

Trump është duke humbur dhe ajo po dëshmohet sidmos kur shiqohen rezultatet për Senat dhe Kongresin Amerikan. Në të dy dhomat u ri-votuan kondidatët Republikan të cilët arritën ti ruajnë numrat e cila nuk reflektonte edhe në vota për Presidentin Trump.

spot_img

Most Popular

Recent Comments