Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREBiblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit

Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit

ETEA në eventin e organizuar në KINO ARMATA ka përmbyllur punën 10 mujore të fazës e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”.

Në panelin e diskutimit të përbërë nga znj.Shpresa Shala – Drejtoreshë e DKA-së në Komunën e Prishtinë, znj.Alberta Alihajdari – eksperte e arsimit nga GIZ Kosovo, z.Dritan Dragusha – studiues i filozofisë, znj.Trëndelina Berisha –  mësuese dhe trajnere e strategjive të lexim-kuptimit, Eduina Bojaj – nxënëse përfituese e projektit dhe z.Agon Ahmeti – drejtor ekzekutiv i organizatës ETEA, u diskutua për rezultatet dhe të arriturat e projektit ““Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”.

Në këtë panel diskutimi, ndër shumë tema tjera u diskutua edhe për: Testin PISA; përgjegjësinë e institucioneve relevante dhe mundësinë e institucionalizmit të “Bibliotekës Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”; zgjerimin e këtij projekti në të gjitha shkollat e Kosovës; ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve; ndikimin e strategjive të lexim-kuptimit në zhvillimin kritik të mësimdhënësve;  si dhe rëndësinë e leximit dhe zhvillimit të mendimit kritik nga prizmi filozofik. 

Znj.Alberta Alihajdari, eksperte e arsimit nga GIZ KOSOVO, foli për rezultatet e Kosovës në PISA. 

 “Në fushën e leximit nxënësit kanë pasur rezultate të dobëta, një numër i madh i  detyrave  kanë qenë me tekst të shumtë, andaj kur ka mungesë të lexim-kuptimit, atëherë është e vështirë të zgjidhen detyratë në matematikë apo në shkencat tjera të natyrës. Kjo na bëri që ne në këtë projekt të ri, të mendojmë se si t’i ngrisim shkathtësitë jo vetëm të mësimdhënësve por edhe të nxënësëve.” 

Ndërsa shtoi se e kanë parë që projekti “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” përputhet me atë se çka po synon edhe projekti i GIZ KOSOVO të arrijë, pra të fuqizojë dhe t’i zhvillojë shkathtësitë e lexim-kuptimit tek nxënësit.

Znj. Shpresa Shala, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, ndau lajmin se kjo komunë do të vazhdojë me mbështetjen institucionale të projektit “Bibloteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” me ç’rast do të pasurojë me tituj të rinj Bibliotekën Qarkulluese dhe njëkohësisht do të trajnojnë mësimdhënës të shkollave tjera, të cilat nuk janë kampione. 

“Ne si DKA kemi vendosur që ta shtrijmë projektin edhe në shkollat që nuk janë kampione, pasi tashmë e dimë që po ky projekt po funksionon.”

Komuna e Prishtinës është komuna e parë përfituese e cila e ka ndërmarrë këtë nismë. 

Ndërsa nxënësja përfituese e projektit, Eduina Bojaj tregoi se “Orët e Leximit” po iu duken më atraktive, më interesante, dhe se librat e Bibliotekës Qarkulluese po i pëlqejnë mjaft, veçanarisht “Ditari i Djaloshit Nerd”.

Për të folur nga përspektiva e mësimdhënëses, znj.Trëndelina Berisha, njëherësh trajnere e projektit tha se këto strategji do të ishte mirë të aplikoheshin edhe te klasat 6-9, pasi janë të përshtatshme dhe ju nevojiten vetëm disa ndryshime.

Po ashtu shtoi se ajo ka punuar me lektyra të cilat janë demode. Librat e Bibliotekës Qarkulluese, tha ajo se janë një lehtësim për prindërit që çdo muaj të mos blejnë libra.

Ndërsa tha se librat e Bibliotekës Qarkulluese janë libra shumë atraktivë që ju përshtaten jo vetëm moshës por edhe kohës.

E studiuesi i filozofisë, z.Dritan Dragusha theksoi disa prej problemeve që çuan në rezultate të dobëta në Testin PISA.

“Njëri ndër problemet kryesore është cilësia e Fakultetit të Edukimit. Sot studentët që nuk pranohen nëpër fakultete tjera, më pas regjistrohen në Fakultet të Edukimit. Pastaj është problemi tjetër që qysh e projekton Fakultetin e Edukimit dikush që don me zgjedh atë si fakultet të parë. Shumicën e rasteve konsiderohet si një mundësi studimi për 4 vite edhe punësohet diku. Në fakt, në Fakultet të Edukimit do të duhej të bëhej sikurse është në Norvegji. Në Norvegji është kriteri më i lartë për t’u bërë mësimdhënës, nuk ka kriter më të lartë. Mundësh me u bë më lehtë kryeministër sesa mësimdhënës. Ky është shembull që tregon se si një vend e ka riparuar sistemin e arsimit.”

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe drejtorët e DKA-ve të komunës së Prizrenit, Gjilanit dhe Shtimes, drejtorët e bibliotekave publike të Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve kulturore dhe arsimore në Kosovë.

“Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” është inicuar nga TLPK dhe implementohet nga organizata ETEA me mbështetjen e GIZ Kosovo në emë të Qeverisë Gjermane.

Ju lutemi, gjeni më poshtë qëllimet e tri komponenteve kryesore të projektit:

1. BIBLIOTEKA QARKULLUESE funksionon sipjesë plotësuese e shkollave të Kosovës dhe mundëson qasje në libratë mirë për të gjithë fëmijët, pavarësisht kushteve ekonomike familjare dhe/apo mundësive të shkollave për të pasur bibliotekë dhe/apo fond të librave të avancuar.

2. ORËT E LEXIMIT dhe leximi i sistematik ilibrave kultivon kulturën e leximit në moshë të hershme gjë që është thelbësore për dinamikën e jetës aktuale (të mësuarit gjatë gjithë jetës) dhe eliminon përceptimin obligativ ndaj librit duke e shndërruar procesin e të lexuarit në aktivitet rekreativ.

3. STRATEGJITË E LEXIM-KUPTIMIT ndikojnë direkt në zëvendësimin e qasjes mekanike me qasje logjike të të mësuarit përmes zhvillimit të mendimit kritik, rrjedhimisht duke mundësuar materializimin e dijeve të nxëna në nevoja të përditshme jetësore.

spot_img

Most Popular

Recent Comments