Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq edhe dëshmon se është para nji pazari të ri. 

Mocioni i thirrur nga Vetëvendosje duke u bazuar në deklaratat Televizive të AAKs dhe PDKs si duket do të jetë më i veshtirë sesa që e ka llogaritur VVja. Ajo edhe po dëshiron ta nxjerr Kosoven nga Lloqi por edhe po i druhet zhytjes. Meqense mëkatarët me gjynahe të panumërta janë bërë bashkë në bllokun e quajtur Rezhimi i Vjetër, VVs i mbetet ose të përlyhet dhe të bëjë pazare me ndonjerin nga Mëkatarët e vjetër ose ta rrezikoj të ardhmën e saj si Partia e Parë në Kosovë. Koha tani është duke punuar për Rezhimin e Vjetër dhe nëse zgjedhjet shtyhen për në pranverën e 2021 atëhere Rezhimi i Vjeter do ta amortizoj qeverisjen e brisht të Kryeministrit Hoti dhe do ti forcojë radhët e tyre me figura të reja duke i larguar figurat e kompromituara nga lista e kandidatëve për deputet poashtu duke e stimuluar mbijetesën pas-pandemike me masa ekonomike të improvizuara dhe të përkohshme do marr kredi ndërkombëtare që rrisin borgjin e jashtëm të Kosovës e do t’ia vështirësojnë edhe më shumë VVs ardhjen e serishme në pushtet.

Beso se Kryeministri Hoti është Kotësirë

Tevona e dëshmoi Kryeministri Hoti se atij mund ti besohet se është Kotësirë duke pasur përbazë se platforma e tij për negociata me Serbinë janë kumtesat e zyrës se tij për shtyp dhe fjalimet e tija në kuvendin e Kosovës. 

Përderisa Serbia ka Platformë Anti-Shqiptare që nga viti 1844 e cila quhet Načertanija, Kryeministri Hoti kot provon ta mashtroj popullin e Kosovës me kumtesa për Shtyp, populli tanimë Beson në Kotësinë e tij.

Populli i kosoves tanime Beson fuqishëm se përveç Kryeministrit Hoti i cili është kotesirë për të mos u persiritur më, edhe Rezhimi i Vjetër i atill është, para kollapsit të ri, mirëpo, a do të dal Vetevendosje e para sipas pritjeve të shumicës mbetet ta shohim në zgjedhjet e ardhme.

Rezultati i fundit, shpëtimi i Kosovës nga Rezhimi i Vjetër i arsyeton të gjitha mjetet për ta arritur rezultatin, edhe bashkëpunimi i përkohshëm me mëkatarët për të mirën e vendit do ti falej Vetëvendosjes nëse arrihet rezultati final më shpejt.

Për më tepër, Vetëvendosje anipse Kryeministri Kurti pati deklaruar se për ta nxjerr Kosovën nga Lloqi duhet futur duart në Lloq, ende nuk po marrin guximin ta luajn vallën e njejt apo lojërat politike të njejta me të cilat po vijn në pushtet tani e 20 vite të tjerët.

Pra, Vetëvendosje ende nuk është bindëse se mund të fitoj dhe ta mbaj pushtetin për nji apo dy mandate të plota, ajo duhet të bëjë më shumë qoft edhe me të njejtat Lojëra të paracaktuara nga Rezhimi i Vjeter ta fitoj pushtetin dhe ta vendosë Kosovën në rrugën drejt zhvillimit, progresit dhe integrimeve Euro-Atlantike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments