Tuesday, January 26, 2021
Home Lifestyle EU Beethoven mbush 250 vjet

Beethoven mbush 250 vjet

Urime ditëlindja e Ludwig van Beethoven kompozitorit briliant Gjerman i cili sot do t’i mbushte 250 vjet.

Emri i tij dhe veprat e tija Muzikore shpeshherë lidhen me ngjarje festive por nganjëherë lidhen edhe me ngjarje që japin shije të hidhur.

Ode to Joy që mbase mund të jet pjesa më e njohur e simfonisë së 9-të është aprovuar si simbol i Bashkimit Europian në vitin 1972 dhe tani njihet si himni i Europës që në Kosovë intonohet gjatë festës zyrtare me 09 Maj.

Në vitin 2008 Parlamenti Europian kishte vendosur që simbolet, flamuri i EU-së dhe himni të përdorën më shpesh dhe në ceremoni festive gjithandej Europës.

Nën intonimin e Ode to Joy presidenti Francez Macron e kishte bërë ecjen e tij të fitores si president i ri i Francës ndërsa deputetët euroskeptik Britanez në Parlamentin Europian ia kishin kthyer shpinën intonimit të himnit në seancë plenare në parlamentin e EU-së.

Beethoven njihet si njeri që gjithmonë kishte besuar në qytetarinë Europiane.

Në vitin 1989 vepra e tij Ode to Joy u luajt me rastin e festimit të bashkimit të dy Gjermanive me instrumentist nga filharmonia lindore dhe ajo perëndimore.

via Politico

Most Popular

Recent Comments