Wednesday, March 3, 2021
Home Bota EU ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË KEQPËRDORË TERMIN “REFERENDUM“ PËR BASHKIM KOMBËTAR-...

ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË KEQPËRDORË TERMIN “REFERENDUM“ PËR BASHKIM KOMBËTAR- PËR FUSHATË ELEKTORALE!

Shkruan: Safet Sadiku

Safet Sadiku

Vlenë për të gjithë akterët e politikës!

…As në fushatën tuaj elektorale, dhe as atëherë kur je në çastet euforike!?,(ndoshta edhe kur je i dehur, në ekstazë?!)për të bindur të tjerët për ndonjë post, për ndonjë votë më shumë…?!,etj., vota elektorale nuk do të fitojë asnjë plitikan apo parti politike, apo ndonjë nga „llafazanët komentues“të studiove të TV-së, duke keqpërdorur terminologjinë shkencore: „Referendum“, dhe termin tashmë shpirtëror „Bashkim Kombëtar“!

1. Mbase dikush mund të ketë lexuar ndonjë koncept fillestar të një programi të mirfilltë studimor dhe në mes tjerash ka hasur edhe termin „Referendum“! Dhe tani me vrap filluan disa „popagajë“ dhe vegla të akterëve të politikës „propagandimin“e këtij termi dhe pak më pas, vetë akterët duke e proklamuar si term dhe personifikuar këtë çështje me popullin! Këto ditë dëgjuam disa biseda dhe deklarime shkarasi, të pamenduara mirë, nga disa akterë, të cilët i ngjajnë një grupi njerzish të varfër, ngjajnë si njerëz që kanë humbur shpresën e tyre dhe bëjnë përpjekje ta kompenzojnë „arritjen“ e tyre në ndonjë mënyrë tjetër!
a) Në fakt termi shpirtëror: „Bashkim Kombëtar“, në 30 vjetëshin e trazicionit në zonat shqiptaro-shqiptare nuk është hera e parë që përdoret me paramendim dhe keqpërdoret pothuaj sistematikisht, gjithmonë para fushatave elektorale!? Shembujt janë të shumtë!…

2. Në ndërkohë të gjithë (i njohim aktorët dhe subjektin atdhetar)ne dhe shoqëria shqiptare, të cilët personalitete e bënë historinë, sepse sakrifikuan gjithëçka për të shtruar njëherë e mirë në momente vendimtare zgjedhjen e çështjes shqiptare!..
a) Ky studim shkencor është aktualizuar edhe sot ,dhe po përshtatet me rrethanat aktuale, dhe është bërë dhe po bëhet në vazhdimësi kosultë profesionale me studiues të shumtë, universitete shkencore të ndryshme nëpër vende të ndryshme të BE-së! Natyrisht, janë bërë konsulta edhe me ekspertë të politikës dhe ekspertë të sigurisë dhe shumë konfirmime janë të pa prezantuara në asnjë mjet informativ!
b). Në ndërkohë në funksion të „deklarimeve folklorike“është i habitshëm fakti se si në një studio të TV-së në Prishtinë ,disa nga të „ashtuquajtërit analista“ ja lejojnë vetës së tyre deklarimet publike në emër të „Qeverisë së Gjermanisë „ se gjëja ky shtet nuk e lejojka frymarrjen e „Bashkimit Kombëtar“! Këto nivele të ulta komunikimi në studio të tilla gjatë kësaj fushate dhe tendenca të qëllimshme për ta degraduar çdo vlerë të kulturës së popullit shqiptar, dhe të venbanimeve shqiptaro-shqiptare në të gjitha fushat; ekonomike, ekologjike, kulturore, etj.,etj., janë më shumë se sa ta bësh argatin e Serbisë me apo pa vetëdije!

3. Ju kujtojmë me këtë rast, se në qeveritë e kaluara, si në Shqipëri edhe në Kosovë, deri më tani janë sabotuar (në forma të ndryshme) , dhjetëra-dhjetëra kompani të fuqishme dhe investitorë shumë seriozë nga vendet e BE-së !
a)Së këndejmi të gjithë kemi drejtë të punojmë për vlerat shqiptare, por jo t’ i keqpërdorim këto vlera sublime shqiptaro-shqiptare, siç është Bashkimi Kombëtar!…

….NUK KENI PARË GJË AKOMA!

Previous articleDeklarata e doktipit dhe titulli
Next articleCSS3

Most Popular

Recent Comments