Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeBotaEUANULIMI I REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË RV TË MAQEDONISË

ANULIMI I REGJISTRIMIT TË POPULLSISË NË RV TË MAQEDONISË

Shkruan Skender Musliu, Bruksel

Në bazë të Ligjit mbi regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), ishte paraparë që ky proçes statistikor të zhvillohet nga 1 deri më 21 Prill 2021.

Meqenëse  shqiptarët me Kushtetutën e Maqedonisë konsiderohen si 20%, që të drejtat e tyre i gëzojnë apo i kufizojnë konform kësaj përqindje, prandaj shqiptarët u mobilizuan dhe organizuan, në veçanti Mërtgata shqiptare, për një regjistrim sa më masiv, me qëllim që numri i shqiptarëve në këtë Republikë të jet sa më objektiv.

Duke parë maqedonët  se vetëm Mërgata shqiptare, për tri javë u regjistruan mbi 180 mijë veta dhe gjer më 21 Prill do të regjistroheshin edhe dhjetra mijëra të tjerë që do të arrinte përqindjen e 24 % siç pretendojnë maqedonët, duke i mos llogaritur shqiptarët rezident, ata u alarmuan  nga ky realiteti  dhe opozita maqedone paralajmëroi se do t’a bojkotojë dhe nuk do t’a pranojnë rezultatin e regjistrimit.

Lidhur me situatën e krijuar, dy ditë para se të nis regjistrimi u takua kryeministri Zaev dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedone VMRO – DPMNE, Hristian Mickovski, dhe si rezultat i këtyre bisedimeve ishte vendimi mbi shtyrjen e regjistrimit për muajin shtator, nën pretekstin e pandemisë. Ky arsyetim nuk qëndron aspak sepse vitin e kaluar në muajin korrik, pikërisht në pikun e pandemisë, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që ishte një rrezik edhe më i madhe se regjistrimi. BDI-ja, si parti që zbaton politikat maqedone, ishte për shtyrjen e regjistrimit, kurse opozita shqiptare respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ishin kundër. 

Nuk është hera e parë që shtyhet regjistrimi në Maqedoni, kjo ka ndodhur edhe më 2011, kur vetëm pas disa ditëve u ndërpre regjistrimi me një marrëveshje mes Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevski, kryeministër i asaj kohe, arsya  asnjëherë nuk u bë e ditur.

Atëherë, parashtrohet pyetja, pse po shtyhen  regjistrimet në RMV, cili është realisht shkaku dhe arsya ?!

Regjistrimi i fundit në këtë Republikës është bërë para dy dekadave, në të cilin shqiptarët nuk kanë patur qasje institucionale të përllogaritjes të të dhënave statistikore, prandaj shteti kishte paraqitur se shqiptarët janë përafërsisht 24%, që nuk reflekton numrin real të shqiptarëve. Por edhe në të gjitha regjistrimet e pas Luftës së Dytë Botërore, numri i shqiptarëve gjithnjë ka qenë i përgjysëmuar.

Nga frika se një regjistrim objektiv dhe i paanshëm, do t’a nxirrte numrin real të shqiptarëve, që sipas shumë të dhënave, nuk mund të jet nën 40% por sigurisht mbi, do të ndikonte në ndryshimin e konceptit të organizimit juridik dhe politik të RMV-së. Kjo nga fakti se në Maqedoni jetojnë mbi 26 nacionalitete dhe grupe etnike përqindja e të cilëve  duhet të jet mes 15 dhe 20%, dhe nëse kësaj ia shtojmë numrin e shqiptarëve që nuk kanë nënshtetësi, atëherë del se maqedonët në krahasim me shqiptarët do të ishin minoritet. 

Kjo edhe është arsya kryesore dhe e vetme për shtyrjen e regjistrimit, dmth frika nga numri real i shqiptarëve. 

Mirëpo herët apo vonë maqedonët do të përballen me të vërtetën, sepse nuk mund gjithmonë të falsifikohen numrat, prandaj sa më shpejt t’a kuptojnë, më mirë do të jet për ata, sepse koha kur shqiptarët konsideroheshin si qytetarë të rangut të dytë ka kaluar.

Nëqoftëse analizojmë Shkupin dhe lagjet ku jetojnë maqedonët, dmth në anën tjetër të lumit Vardar, për nga infrastruktura, zhvillimi ekonomik, urbanizimi, kompanitë publike, investimet, institucionet shtetërore, spitalet, fabrikat, shtëpitë e mallrave gjigante dhe shumë gjëra të tjera, jep përshtypjen se çdo gjë është përgatitur për një ndarje eventuale mes shqiptarëve dhe maqedonëve, që është bërë edhe me paratë e shqiptarëve të cilët mbushin buxhetin e shtetit.

Fatkeqësia e pozitës aktuale të shqiptarëve në RMV u institucionalizua sidomos me ardhjen në pushtet të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), para dy dekadave. Gjatë bashkqeverisjes së BDI-së me dy partitë maqedone, VMRO-DPMNE dhe LSDM, përveç tjerash, u montuan shumë proçese politike kundër shqiptarëve, u likuiduan shumë komandant të luftës si kundërshtarë politik, u shpërngulën qindra mija shqiptarë, pa nënshtetësi mbetën afro 100 mijë shqiptarë edhe pse shumica prej tyre ka lindur në Maqedoni dhe…… Dhimbja është aq më e madhe, kur dihet se zgjidhja e problemeve  të shqiptarëve ka qenë shumë e lehtë, është dashur që BDI-ja t’a kushtëzoj koalicionimin  me partitë maqedone, sepse pa shqiptarët nuk ka Qeveri, kurse BDI-ja gjithënjë i ka patur numrat, madje edhe dy të tretat. 

Mirëpo lidershipi i BDI-së, i inkriminuar, i shantazhuar dhe i kapur nga shteti maqedon dhe shërbimet e saja, është shëndrruar në servil të besueshëm që zbaton politikat antishqiptare, prandaj deri sa ajo është në « pushtet », nuk zgjidhen problemet e shqiptarëve. 

Ali Ahmeti është i kapur dhe i shantazhuar nga shteti maqedon sikurse Hashim Thaqi, i cili bëri ç’mos, madje duke e ndarë Kosovën, vetëm e vetëm për t’a shpëtuar lëkurën nga dosiet e Serbisë lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës, por prap se prap ai përfundoi atje. Edhe Ali Ahmeti, herët apo vonë, sigurisht se do të përballet me drejtësinë, deri sa i ka votat jo, por një ditë po. 

Prandaj zgjidhja më e mirë është vota e sovranit, i cili gjer më tani nuk tregoi kulturë, emancipim dhe maturi politike për të sjellur ndryshime në skenën politike, duke çuar BDI-në në opozitë dhe për t’i hapur rrugë të tjerëve.

Bruksel, 31 Mars 2021                                                             Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments