Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeKRYESOREAnimacioni “Clara me mustaqe” me premierë botërore në festivalin ndërkombëtar të Santa...

Animacioni “Clara me mustaqe” me premierë botërore në festivalin ndërkombëtar të Santa Barbara-s

Animacioni i shkurtër “Clara me mustaqe”/“Clara with a mustache”, me regji dhe skenar nga Ilir Blakçori do të shfaq premierën botërore në festivalin e njohur amerikan të filmit “Santa Barbara International Film Festival”. Filmi poashtu është përzgjedhur të shfaqet edhe në edicionin e 45-të “Cleveland International Film Festival”. Të dyja festivalet, filmave fitues u japin mundësinë të kualifikohen për pjesëmarrje në akademinë e çmimeve “Oscars”.

“Frymëzimi për këtë film të animuar me metrazh të shkurtër, erdhi nga vet përvoja e luftës së fundit në Kosovë. Luftërat në përgjithësi bëhen për pushtet dhe autoritet; dhe gjithmonë motivuesi kryesor prapa këtyre të dyve është paraja. Që nga viti 1990 deri në vitin 2002, Kosova ka pasur një lidhje të veçantë me markën gjermane, për këtë arsye atë e shohim si një dëshmitare të përvojavetë tmerrshme që njerëzit e Kosovës kaluan gjatë gjithë atyre viteve, veçanërisht atyre të 1998-1999” është deklarata e autorëve të filmit.

Animacioni përcjellë personazhin e saj kryesor – një njëqind deutchmark, dhe portretin e saj të bukur të Clara Schumann me një palë mustaqe të vizatuara përmbi buzë. Kjo kartëmonedhë udhëton nga një person në tjetrin, duke zbuluar historitë e tyre dhe perspektivat. Duke udhëtuar nga dora në dorë, Clara zbulon emocione dhe situata të ndryshme njerëzore. Ajo mishëron veten në luftë, shpëtim të jetës, grabitje, krim, korrupsion, dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Filmi prek temën shumë reale të luftës dhe pasojave të saj, por ndërtohet dhe shpaloset me një imagjinatë të një fëmiu.

Produksioni është realizuar nga “Molos”, me mbikqyrëse të animacionit Vala Blakçori; animimi nga Ferit Youcel, ndriçimi dhe kompozitimi nga Aleksndar Petkov; riging-u nga Ogulcan Tayman; Redaktimi i skenarit nga Dafina Syla. Muzika është vepër e kompozitorit francez Romain Zante e cila u orkestrua nga “Budapest Art Orchestra” në përbërje të mbi 50 instrumentistëve. Një pjesë e kolonës zanore është komponim i vet kompozitores dhe pianistes Clara Schumman, por e risjellur në mënyrë të veçantë nga kompozitori francez.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

spot_img

Most Popular

Recent Comments