Friday, January 22, 2021
Home KRYESORE Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës 2019-2020

Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës 2019-2020

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Analizë  mbi  veprimtarinë  e  Kuvendit  të  Kosovës  në periudhën  2019-2020”

Instituti Demokraci për Zhvillim me datë 10 dhjetor 2020, organizoi konferencën për lansimin e punimit “Analizë  mbi  veprimtarinë  e  Kuvendit  të  Kosovës  në periudhën  2019-2020”. Pjesë e panelit në këtë konferencë ishin: Arbërie Nagavci, Nënkryetare, Kuvendi i Republikës së Kosovës; Shkëmb Manaj, Deputet, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Blerta Deliu Kodra, Deputete, Kuvendi i Republikës së Kosovës ndërsa punimi u prezantua nga autori Albert Krasniqi.

Në këtë punim janë mbledhur dhe analizuartë dhëna për të paraqitur se si Kuvendi iKosovës ka përmbushur rolin e tij nëmbikëqyrjen parlamentare dhe shqyrtimin elegjislacionit. Në raport fokus janë periudhanga janari i vitit 2019 deri në gusht i vitit2020, që përfshinë dy sesionet e punës së dylegjislaturave të ndryshme. Ndërmjet kësajperiudhe është bërë edhe ndryshimi  i legjislaturës nga e gjashta në të shtatën, kupër mbi tre muaj Kuvendi ka pushuar aktivitetet për shkak të zgjedhjeve tëparakohshme. Ky raport mund t’u shërbejëqytetarëve që të kuptojnë se si punonKuvendi, deputetëve që të kenë një vlerësimobjektiv të punës së tyre, në mënyrë që të ndërmarrin reformat e nevojshme për tërritur funksionalitetin e këtij institucioni

Një nga gjetjet e punimit është se legjislatura e gjashtë e Kuvendit, përkundër mungesë së qartë të shumicës parlamentare, ka qenë mëefikase në shqyrtimin e ligjeve, madje dukemiratuar disa prej ligjeve që për kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtarët e Qeverisë dhe që kanë kërkuar konsensus më të gjerë.

Gjatë kësaj konference nga panelistët u diskutua mbi çështje të cilat janë paraqitur edhe në raport siç janë mos-prezenca e deputetëve në seanca parlamentare, gjuha jo-parlamentare dhe të tjera duke u arsyetuar se mungon vullneti politik për të përkrahur çështje të caktuara. Ndërkaq për të adresuar të gjitha sfidat e identifikuara, shihet e nevojshme miratimi i rregullores së re.

Nga të pranishmit u potencua se Kuvendi ka ushtruar mandatin e tij në rrethana jo-normale për shkak të pandemisë Covid-19, andaj ka qenë e vështirë të nxjerren krahasime të punës së Kuvendit duke pasur parasysh këto rrethana. Ndër të tjera, u diskutua se nevojitet një koordinim më efikas mes Parlamentit dhe Qeverisë në mënyrë që deputetët të arrijnë të përmbushin obligimet e tyre. Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, nga panelistët u theksua se janë qytetarët ata të cilët duhet të vlerësojnë sa janë të përgjegjshëm deputetët duke votuar apo mosvotuar për ta në legjislacionin e ardhshëm. 

Punimin e plotë mund ta gjeni në:https://d4d-ks.org/punimet/analize-mbi-veprimtarine-e-kuvendit-te-kosoves-ne-periudhen-2019-2020/

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, për të monitoruar dhe adresuar problemet kyçe në Kuvendin e Kosovës, përmes hulumtimit.

Most Popular

Recent Comments