Saturday, July 31, 2021
spot_img
HomeKRYESOREAlternativa akuzon Komunën e Gjakovës për kthimin e shtetases serbe në Gjakovë...

Alternativa akuzon Komunën e Gjakovës për kthimin e shtetases serbe në Gjakovë dhe mungesën e transparencës.

Alternativa akuzon Komunën e Gjakovës për kthimin e shtetases serbe në Gjakovë dhe mungesën e transparences. Alternativa dega në Gjakovë, me shqetësim të madh ka përcjellur zhvillimet e fundit të cilat lidhen me rastin e kthimit të shtetases serbe në Komunën e Gjakovës që nga 09.06.2021. 

Ende më shqetësuese është angazhimi i komunës së Gjakovës në përgatitjen e banesës, pronë të cilën e posedon komuna, pa asnjë konsultim paraprak me organet e rendit dhe ato të intelegjencës si dhe heshtja e komunës dhe kryetarit të saj në marrjen e përgjegjësisë, tashmë kur situata ka krijuar pakënaqësi në masë. 

Alternativa dega në Gjakovë i kërkon publikisht kryetarit të Komunës Ardian Gjini të përgjigjiet në pyetjet si vijon: 

1. Kur ka filluar komunikimi me shtetasen serbe Dragica Gashiq për interesimin e saj për tu kthyer në Gjakovë? Sipas dokumentacionit të siguruar nga Alternativa, Dragica Gashiq ka parashtruar kërkesë në Agjensionin Kosovar për Krahasim dhe Verifikim të pronës ku kërkohet që e njejta kërkesë ti referohet edhe autoriteteve lokale. A e ka trajtuar atë kohë kryetari Gjini kërkesën për riposedim të pronës dhe nëse po, çfarë përgjigjie i ka kthyer asaj ose Agjencionit? 

2. A është konsultuar dhe a i ka informuar Komuna e Gjakovës autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës lidhur me kthimin Dragica Gashiq në Gjakovë të organizuar për datën 09.06.2021? 

3. Në emër të cilit autoritet është bërë vlerësimi nga ana e zyrtarëve komunal (ALBANA HANABAKALLI DHE ARMEND BEHLULI) të banesës, pas vendosjes së Dragica Gashiq aty dhe pas dëbimit të familjes Emra nga banesa, pronë e komunës? 

4. Me çfarë procedura ligjore Dragica Gashiq është vendosur në pronën komunale kur dihet se legjislacioni në fuqi parasheh hapjen e procedurave të ankandit publik për shfrytëzimin e pronës komunale derisa presim përgjigje nga Kuvendi Komunal i Gjakovës si autoriteti i vetëm përgjegjës. 

Alternativa dega në Gjakovë, ju bënë thirrje të gjitha Organizatave të shoqërisë civile në Gjakovë të cilat kanë bërë thirrje për protestë, të jenë të vëmendëshme dhe të përgjegjshme për pasojat eventuale të shkaktuara nga rrethanat që mund të sjellin protestat, pa u zbardhur të gjitha faktet dhe argumentet nga komuna e Gjakovës, kryetari Ardian Gjini, subjekti AAK, të cilët edhe janë përgjegjësit dhe organizatorët kryesor për kthimin e Dragica Gashiq në Gjakovë. Krijimi i tensioneve dhe rrethanave që zgjojnë emocione në vendin me humbjet më të mëdha nga lufta e fundit në Kosovë, komuna e Gjakovës, në kohën kur Kosova për herë të parë pas shumë viteve, po tregon çasje provokative, seriozitet dhe përfaqësim dinjitoz në dialogun në Bruksel, shkakton disavantazh dhe përkeqson pozitën e vendit në këtë proces.

spot_img

Most Popular

Recent Comments