Friday, August 14, 2020
Home KRYESORE Albin Kurti: Kosova si Zvicrra

Albin Kurti: Kosova si Zvicrra

Sot është Dita Kombëtare e Zvicrës, festë e cila kremtohet nga shumë zviceranë anembanë botës. Ata vetë e zgjodhën këtë datë, me një referendum, dhe e vendosën ta kenë si Festë Kombëtare në vitin 1994, duke dhënë shembullin për demokracinë direkte zviceriane, të famshme anembanë botës. Me gjithë dimensionin modern, data bart edhe peshën historike, ajo shënon themelimin e konfederatës 729 vite më parë, si një bashkim vullnetar popujsh e kantonesh.

Përveçse Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. Shumica syresh janë nga Kosova e nga trojet e tjera që dikur sundoheshin nga Jugosllavia. Ata kanë nisur të shkojnë në Zvicër qysh në vitet ‘60, dhe kanë vazhduar të mërgojnë drejt atij vendi për shkak të diskriminimeve kombëtare, politike dhe ekonomike në vendlindjen e pushtuar. Zvicra ka qenë strehë e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur, dhe ka qenë bazë e rëndësishme e atdhetarizmit tonë. Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë.

Shqiptarët janë integruar mirë në Zvicër, aq sa shpesh dëgjojmë të thuhet se kombëtarja e Zvicrës është ekipi i tretë më i mbështetur nga shqiptarët, pas Shqipërisë e Kosovës, për shkak të shqiptaro-zviceranëve që luajnë aty.

Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës ditën e saj kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Mitrovica e Veriut Beteja e Fundit për Pavarësinë e Kosovës (19 Shkurt 2019)

Serbia ndanë në Baza Etnike edhe Rrymën në Veri të Mitrovicës Mitrovicë Veriore 19 Shkurt 2019

Qeveria 365mil. €uro për rimëkëmbje ekonomike

Në mbledhjen elektronike, mbledhja e 23-të e radhës, e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, është miratuar...

Fermerët e Mitrovicës së Veriut aplikojnë në Jug për Subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut se...

Ministri Veliu takoi ministrin e Shëndetësisë, z.Armend Zemaj.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve tëkoordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e...

Recent Comments