Tuesday, January 26, 2021
Home KRYESORE Albanian Roots vendosi Flamuj Shqiptar në New York

Albanian Roots vendosi Flamuj Shqiptar në New York

Organizata “Rrenjet Shqiptare ” në Amerikë, me president Marko Kepin, vazhdojnë traditën e tyre të festës së 28 Nëntorit të cilët si gjithnjë sjellin atmosferën e flamurit kuq e zi në zemer të Nju Jorkut,  ku sivjet kanë vendosur 500 flamuj 250 shqiptar dhe 250 flamuj  amerikan. 

Këta flamuj janë sponsorizuar nga familja Qoku, dashamirës besnik e Organizatës “Albanian Roots”. (Belul Qoku & Alberim Qoku) 

Flamujt janë vendosur ne “Hylan Boulevard në Staten Island” me rastin e festave të nëntorit ! Së bashku në këtë organizim të bukur të flamujve. i janë bashkuar dhe dy shoqatat e mëdha si “Kraja” Presidenti Mirsad Kovaci, “Dibra” Presidenti Dashnor Miftari dhe “Ana e Malit” Presidenti Safet Lolla, si gjithnjë që japin kontributin e tyre të vyer për komunitetin shqiptar dhe gëzojnë një emër të mirë e të dashur për te gjitha aktivitetet e tyre që realizojnë nder vite. 

Organizata ‘Albanian Roots’ vazhdon misionin e saj së bashku me anëtaret e bordit dhe të gjithë të rinjtë antarë të kësaj Shoqate si në rastin e Termetit ku ende dhe sot po ndërtohen shtëpitë e familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore! 

Shoqata ‘Rrenjet Shqiptare’ i urojnë të gjithë shqiptarëve: Gëzuar 28 dhe 29 Nentorin , festën e flamurit shqiptar,  flamurit kuq e zi që valëvitet aq bukur dhe me krenari!

Faleminderit gjith kontribuesve: 
Vullnetaret

Alberim Qoku

Meltin Molla

Xhemal Lanica

Jasin Gjokaj

Afrim Popi

Fitim Mujeziq

Albin Kovaci

Egzon Doda

Arber Mucaj

Elmir Berjashi

Agim Gjenashi

Zaim Gerdoci

Most Popular

Recent Comments